Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIK) bëri publike gjetjet paraprake për zgjedhjet në Himarë.
Sipas KRIIK edhe në këto zgjedhje, u vu re prania e personave të paautorizuar në afërsi të qendrave të votimit, që është i kundraligjshëm pasi zgjedhësit mund të ndihen të intimiduar.
“Personat e paautorizuar që qëndronin pranë qendrave të votimit ose ishin të pajisur me lista ose, kryesisht në fshatrat e vegjël, nuk e mbanin një të tillë për shkak se komuniteti është i vogël dhe njihen më me njëri-tjetrin. Kjo u mundësonte të kishin informacion të plotë mbi personat që paraqiteshin për të votuar”, thuhet në raportin e KRIIK.
Sipas KRIIK, komisionerët u kërkuan votuesve të firmosin në listë edhe pse ishin identifikuar nëpërmjet PEI-t. Kriik thotë se sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhësi nënshkruan në listën e zgjedhësve vetëm nëse ai është në këtë listë dhe nuk ka qenë i mundur identifikimi nëpërmjet PEI-t.
“Vëzhguesit vërejtën një numër tejet të lartë zgjedhësish që ose nuk lyheshin me bojë në gisht fare ose nuk lyheshin pasi kishin votuar, në kundërshtim me procedurat e parashikuara.'
Ndër të tjera KRIIK thotë se ‘Mjediset e qendrave të votimit, në një numër jo të vogël rastesh nuk ishin të përshtatshme për votim dhe në gjendje tejet të amortizuar, tërësisht të pa përshtatshme për të kryer funksionin e një qendre votimi. Ndërkohë, në një numër të lartë qendrash votimi mungonin posterat që shpjegonin procedurat e votimit apo që duhet të prezantonin kandidatët.'.
Lexo gjetjet paraprake të KRIIK për zgjedhjet e parakohshme të bashkisë Himarë
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
35.3%
-
Opozitës
10.7%
-
Qytetarëve
54%
Vota total: 6316
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fredi Beleri pranon humbjen e Gjikurisë, njeh Tavon si kryetar! Kërkesë kryebashkiakut socialist: Ndërto gjimnaz grek në Himarë
5 Gusht, 20:25
-
Mero Baze: Përse nuk funksionoi aleanca opozitare në Himarë?
5 Gusht, 19:32
-
Zgjedhjet e 4 gushtit! Ardit Bido në Report Tv: Në Himarë Tavo ka marrë zero vota nga grekët! Mesazhi ishte votë proteste kundër Vorio- Epirit
5 Gusht, 19:27
-
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!
5 Gusht, 18:55
-
Zgjedhjet në Himarë/ Gjikuria uroi Tavon në telefon, por në Facebook hedh akuza: Mijëra qytetarëve iu mohua e drejta e votës! Kandidati socialist: Ishin votues të mitë e të tutë
5 Gusht, 18:42
-
Ilir Yzeiri: Himara, Shqipëria moderne, vjetërsirat e Greqisë dhe kalbësirat e Albanisë
5 Gusht, 18:28
-
Fitorja e Tavos dhe PS në Himarë/ Martin Leka: Tregues për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, opozita në alarm! Vota ishte protestë ndaj Belerit
5 Gusht, 16:15
-
Jakin Marena: Aleanca e opozitës me Athinën u mund nga Rama, mesazhi i Himarës
5 Gusht, 15:45
-
Dosja 'Toyota Yaris'/ Identifikimi i kodeve të SkyECC për të cilën u arrestua ish kryeprokurori i Vlorës Zarka, SPAK dërgon letërporosi drejt Belgjikës dhe Francës
5 Gusht, 15:17
-
‘Mos i hap rrugë, se t’i morën pallatet e Gitës te 'Partizani!’' Humbja e zgjedhjeve në Himarë, ndjekësit 'masakrojnë' Berishën: Boll more më qafë demokratët!
5 Gusht, 14:02
-
'Historia e një prone të parë nga dy botë të ndryshme', Rama sqaron akuzat e PD se përfitoi 22 ha në Vuno: Shpikje e ekstremistëve grekë e qenefët në Tiranë
5 Gusht, 13:59
-
Vota e 4 gushtit, analiza e shifrave; PS rikuperoi në çdo zonë të bashkisë! Në njësinë Himarë socialistët u forcuan me 7% krahasuar me 2023-shin
5 Gusht, 13:52