
Kreu i PL Ilir Meta, e ka cilësuar mosvotimin në zgjedhjet e Himarës për qytetarët që i ka skaduar karta e ID, si një krim të shëmtuar elektoral të kryeministrit Edi Rama.
Me një postim në rrjetet sociale, Meta u shpreh se u përjashtuan mbi 6 mijë qytetarë nga e drejta e votës.
“Përjashtimi i qëllimshëm antikushtetues i 6157 qytetarëve të Bashkisë së Himarës nga e drejta e votimit, me preteksin e skadimit të dokumentave të identifikimit është një krim i shëmtuar elektoral i Edi Ramës në funksion të grabitjes së zgjedhjeve. Shtimi në listat e votimit të qindra qytetarëve nga bashki të tjera, ndryshimi i programuar i qendrave të votimit, ndarja preferenciale për qëllime elektorale të titujve të pronësisë, zbarkimi i të gjithë makinerisë së narkoshtetit në Himarë, me banditë, presione, shantazhe dhe para të pista janë akte mafioze antiligjore që akuzojnë rëndë drejtpërdrejt Edi Ramën dhe SPAK që mbron krimet e tij elektorale", shkruan ai.
Meta shkruan se aktet që synojnë që të shkatërrojnë zgjedhjet e lira duhet që të dënohen ashpër.
"Duke dënuar me forcë aktet që synojnë të shkatërrojnë standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Himarë, u bëj thirrje të gjithë himariotëve të vrapojnë në këto orë të mbetura drejt qendrave të votimit për të mbrojtur Himarën dhe ndëshkuar grabitësit e tokave të tyre", shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
Himara zgjedh sot kryetarin e ri, mbyllet votimi! Mbi 1000 votues më shumë se në zgjedhjet e kaluara! Në lista 6 mijë votues me ID të skaduara (Raportimi live)
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.4%
-
Jo
11.1%
-
S'do votoj
7.5%
Vota total: 695
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Taulant Balla dhe Berisha do ‘përplasen’ në Bruksel javën e ardhshme, kreu i PD-së do jetë në krah të Fredi Belerit!
1 Prill, 20:17
-
Krimet Zgjedhore/ Diplomatët takim me Dumanin, Çelën dhe Celibashin! Ambasada e Britanisë: Mbështesim angazhimin për zgjedhje transparente
1 Prill, 13:49
-
Plagosi me thikë bashkëshorten në Sarandë, arrestohet 55-vjeçari! Fqinjët: Janë familje e qetë
1 Prill, 13:44
-
Gjenden 43 bidonë me karburant afër Sazanit, dyshohet se i hodhi një skaf gjatë ndjekjes, vinte nga Greqia! Policia: U kontrolluan 200 mjete lundruese (VIDEO)
1 Prill, 11:46
-
Zgjedhjet/ Kreu i misionit të OSBE në Tiranë, takim me ministrin e Jashtëm dhe kreun e KQZ! Hasani: Të vendosur për të zbatuar rekomandimet! Celibashi: Në fokus krimi zgjedhor
1 Prill, 11:24
-
Rama e la në listën e hapur, Çuçi prezanton Gjiknurin: Objektivi ynë është 9 mandate Vlorë, kemi mundësinë historike
1 Prill, 11:14
-
Sarandë/ Burri plagos me thikë bashkëshorten, 55- vjeçari shpallet në kërkim nga policia
31 Mars, 18:52
-
Sarandë/ Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, lirohet 17-vjeçari! Prokuroria: U vetëmbrojt
31 Mars, 15:20
-
Në kërkim për moskallëzim krimi, arrestohet 29-vjeçari në Sarandë
31 Mars, 13:20
-
Pamje fantastike/ Flamingot rikthehen në Lagunën e Nartës
31 Mars, 11:55
-
16-vjeçari kapet duke drejtuar automjet të vjedhur në Vlorë, policia e ndjek në rrugët e qytetit për 30 minuta
30 Mars, 21:24
-
Turistët izraelitë: Mezi presim muzeun hebre në Vlorë! Mirënjohës shqiptarëve për strehimin gjatë luftës
30 Mars, 20:18