Zgjedhjet në Hong Kong, protestuesit pro demokracisë shkatërrojnë frontin pro-Pekinit, Lam: Do dëgjojmë me përulësi qytetarët

Zgjedhjet në Hong Kong, protestuesit pro demokracisë shkatërrojnë frontin pro-Pekinit, Lam: Do dëgjojmë me përulësi qytetarët

Pas më shumë se pesë muaj protestash kundër qeverisë, zgjedhjet lokale për rinovimin e këshillave në Hong Kong ishin një provë për administratën e Carrie Lam, por mbi të gjitha termometër i mbështetjes popullore për protestuesit pro-demokracisë.

Rezultatet e para tregojnë triumfin e frontit pro-demokracisë dhe mesazhin e fortë që Hong Kongu do t'i dërgojë autoriteteve të Republikës Popullore të Kinës, humbjen e shumë kandidatëve të zgjedhur nga Pekini dhe fitoren e mjaftë figurave që kanë qënë në krye të lëvizjes protestuese.

Parashikimet u japin kandidatëve pro-qeveritar vetëm 6.2% të votave ndërsa kandidatët nga rradhët e protestuesve rreth 43.4%.

Pjesëmarrja ne votime ishte mbi 71.2%, me mbi një milion e gjysmë më shumë votues sesa katër vjet më parë (47%).

Nëse deri më tani partitë pro-Pekinit kanë mbizotëruar këshillat e rretheve,  votimi i djeshëm do të ketë ndikim edhe në zgjedhjet e ardhshme të kreut të qeverisë së Hong Kong-ut.

Nga 452 vendet bosh në këshillat e rretheve, 388 tani e tutje do ti takojnë përfaqësuesve pro demokracisë demokratë, të cilët kanë siguruar 57% të votave në përgjithësi.

Në një koment të parë, guvernatorja Carrie Lam, e besuara e Pekinit, deklaroi se ‘Qeveria do të respektojë rezultatin e votimit’, kurse zëdhënësi i Qeverisë kineze tha se ‘Hong Kongu është një pjesë integrale e Kinës, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve’ kurse Ministri i Jashtëm kinez Wang tha se ‘ Përpjekjet për të cenuar dhe dëmtuar nivelin e prosperitetit dhe stabilitetit të Hong Kongut do dështojnë’.

Sistemi zgjedhor i ish-kolonisë Britanike parashikon që fronti që merr shumicën e votave në këshillat e rretheve dërgon 117 përfaqësues në Komitetin Zgjedhor të përbërë nga 1.200 njerëz - kryesisht të zgjedhur nga zgjedhjet e Përgjithshme, të cilët në vitin 2022 do të emërojnë drejtuesin e ri të Hong Kongut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike