Zgjedhjet në Itali, Baldassari për
Report Tv: Drejt koalicionit të gjerë

Zgjedhjet në Itali, Baldassari për<br />Report Tv: Drejt koalicionit të gjerë<br /><br>
"Zgjedhjet parlamentare në Itali" ishin tema e emisionit Repolitix në Report Tv në drejtimin e gazetarit Denis Minga, përballë një paneli të ftuarish. 

Presidenti i institutit italian të exit-polleve "Piepoli", Roberto Baldassari, në një lidhje telefonike gjatë emisionit tha se sipas sondazheve të fundit, në avantazh është "Lëvizja 5 yjet", por pas zgjedhjeve nuk përjashtohet një koalicion me bazë të gjerë, pasi rritje ditët e fundit ka shënuar edhe Forza Italia e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi i cili synon të rikthehet në politikën aktive italiane, pse jo edhe në krye të qeverisë. 

"Sipas sondazhit deri me tani ne te vertete nuk fiton askush jemi ne nje moment te vecante ku kemi tre pole te medha e para Qendra e djathte, Qendra e se Majtes, 5 Yjet si dhe parti te tjera te vogla. Parti e pare me siguri mund te jete 5 Yjet nese kjo parti hyn e vetme ne koalicion dhe nuk arrin 40% nuk mund te qeverise.

Koalicioni i qendres se djathte eshte me perpara se koalicioni i qendres se majte. Nese nuk fiton asnje koalicion me pas do jete president i cili do therrase ne nje takim gjithe liderat dhe do te merret konsensusi per nje qeveri me koalicion te gjere, ose mund te kemi dhe nje qeveri teknike qe mund te zgjase deri ne dy vite"
, u shpreh Baldassari. 

Italia voton për zgjedhjet parlamentare këtë të diel nga ku do të dalë qeveria e re e cila do drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij