Sipas sondazhi, 71% e qytetarëve italianë kanë të pyetur nëse do të votonin ditën e sotme, kanë deklaruar se po, ndërkohë që 20% janë shprehur se me shumë mundësi do të shkonin të votonin. Ndërkohë 4% e qytetarëve janë shprehur se me shumë mundësi nuk do të votonin ditën e sotme dhe po aq kanë thënë se ishin të sigurtë që nuk do të votonin. Vetëm një përqind e qytetarëve të pyetur në sondazh kanë qenë të pavendosur nëse do të shkonin të votonin ose jo.
Ndërkohë për sa i përket shpërndarjes së vendeve në senatin italian, forca e parë do të jetë koaliconi i djathë i kryesuar nga partia Forca Italia e Silvio Berlusconit, me 37 vende, ndërsa në vend të dytë koalicioni i qendrës së majt me 27.5 vende. Sipas sondazhit në vend të tretë do të jetë “Lëvizja 5 Yjet”.
Ndërkohë për sa i përket vendeve në dhomën e deputetëve , Koalicioni i qendrës së djathë parashikohet të jetë i pari me një total prej 283 vendesh, nga të cilët 127 do t’i përkasin partisë Forza Italia të Berlusconit dhe 103 Lega Nord.
Sipas këtij sondazhi në Dhomën e Deputetëve Koalicioni i qendrës së majtë do të kalojë në vend të tretë me një total prej 141 vendesh, ndërsa “Lëvizja 5 Yjet” do të jetë në vend të dytë me 169 vende.
Sondazhi i Institutit Piepoli për zgjedhjet në Itali








e.gj/Shqiptarja.com

VIDEO







