Zgjedhjet në kohë COVID-i, Celibashi takim me Tominin: Folëm për vështirësitë që sjell pandemia dhe rëndësinë e zbatimit të protokolleve në 25 prill

Zgjedhjet në kohë COVID-i, Celibashi takim me Tominin: Folëm për vështirësitë që sjell pandemia dhe rëndësinë e zbatimit të protokolleve në 25 prill

Foto ilustruese

TIRANË- Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me zv. ministren e Shëndetësisë Eugena Tomini. Në fokus të këtij takimi ishte procesi zgjedhor, i cili ndryshe nga vitet e tjera po realizohet në një vit pandemik, ku lind nevoja për zbatimin e një protokolli sigurie për të ruajtur shëndetin e qytetarëve nga COVID-19. 

"Në fokus të bashkëbisedimit me Eugena Tomini, Zv/Ministre e Shëndetësisë & Anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë, ishin implikimet që sjell situata e pandemisë & rëndësia e zbatimit të protokolleve për parandalimin e përhapjes së virusit gjatë procesit zgjedhor", shkruan Celibashi.

Postimi i kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi

Më herët, Celibashi ka bërë me dije se të prekurit me COVID, të cilët aktualisht janë 32,179 persona aktiv, do të mbeten pa votuar në 25 prill, pasi nuk ka një metodë që mund t'u ofrohet.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it