Zgjedhjet në Kolonjë,Duka:Luftuam
me një elefant,i kënaqur me rezultatin

Zgjedhjet në Kolonjë,Duka:Luftuam<br />me një elefant,i kënaqur me rezultatin
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duke, është i kënaqur me rezultatin në zgjedhjet për Bashkinë e Kolonjës, duke iu referuar forcës së kundërshtarit politik në këtë bashki si dhe sfidave të PAA, si një parti, e cila sapo ka nisur ngritjen dhe konsolidimin e strukturave.

Gjatë një prononcimi për Shqiptarja.com, Duka u shpreh se zgjedhjet në Kolonjë shërbyen për konsolidimin e strukturave të PAA në këtë zonë, ndërsa shtoi se rezultati, ndonëse negativ, është tregues që në zgjedhjet parlamentare, PAA merr mandat deputeti.

Duka pohoi gjithashtu se PAA, një parti gjashtëmuajshe luftoi drejtpërdrejt me një elefant elektoral, duke iu referuar Partisë Socialiste. Deputeti Duka tha se PAA deshi vetë të merrte rolin protagonist në Kolonjë, ndërsa shtoi se mbështetja e Partisë Demokratike nuk ka munguar.
 
-Z. Duka, e prisnit humbjen e kandidatit, të propozuar nga partia që ju drejtoni, në Kolonjë? Si e komentoni rezultatin?
 
Partisë Agrare Ambientaliste mori rol protagonisti me dëshirën e saj në këto zgjedhje. Mendoj se fushata ishte perfekte, duke nisur që nga posterat, dizenjimi, nga mënyra e të bërit fushatë etj. Ne dolën nga këto zgjedhje me mbi 3 mijë vota që për ne nuk janë pak. Pra një muaji e gjysmë kemi pasur zero vota. Tashmë kemi një bazë të konsoliduar. Kjo na ndihmoi për të konsoliduar strukturat.
 
-A ndikoi tërheqja e Partisë Demokratike në humbjen e zgjedhjeve?
 
Partisë Agrare Ambientaliste ka dashur vetë që të marrë këtë lloji roli në fushatë, duke e parë si sprovë, sepse ajo është një zonë e majtë. Nuk është e vërtetë që nuk kemi pasur mbështetjen e Partisë Demokratike. PD na ka mbështetur. Ishim në bashkëpunim. Por, ne e kërkuar vetëm këtë zonë, si sprovë për PAA, meqenëse ishte një zonë rurale dhe PAA ka pikërisht në programin e saj bujqësinë dhe problemet në zonat rurale. Unë e binda Bashën dhe ai na la që të bënim këtë lloji gare në Kolonjë. Nëse PD do të kishte rol protagonist, mund të kishim tjetër rezultat, mund të ishte më i ngushtë, sepse është parti më e madhe dhe më e organizuar. Ne kemi qenë në luftë të drejtpërdrejtë me Partinë Socialiste. Si një parti e vogël gjashtëmuajshe luftuam me një elefant. Ne arritëm disa rezultatet, të cilat po t’i analizosh në këtë plan, ne kemi fituar. Është sikur me luajtur Barcelona me Erzenin e Shijakut.
 
-Nga Partia Demokratike ka pasur disa pretendime për deformim të votave dhe prezencë të shtuar administratës...
 
Është absolutisht e vërtetë. Në Çlirim kanë dalë me tabaka duke blerë votat. Në Leskovik ka pasur presion. Unë nuk dua të justifikoj humbjen, por zgjedhjet u bënë pis. Ky proces zgjedhor, pavarësisht faktit se kishim të bënim me një zonë historikisht ultra të majtë, u karakterizua nga një politizim dhe pjesëmarrje të jashtëzakonshme të administratës shtetërore në procesin zgjedhor, në kundërshtim me ligjin. I gjithë stafi i zëvendës kryeministrit me atë në krye, u ul këmbëkryq në Kolonjë për më shumë se një muaj, duke braktisur punët dhe zyrat për të cilat paguhen nga tatimpaguesit, pa futur këtu armatën e drejtorëve, nëpunësve etj. Ministrat, me në krye ministrin e Brendshëm u zhvendosën në këtë zonë të varfër të Juglindjes bastion i PS, thuaj se Kolonja ishte përplasja Klinton-Trump, dhe si për t’i vënë qershinë mbi tortë, vetë kryeministri la të gjitha hallet e popullit të Shqipërisë për të ardhur në Kolonjë ku tha, t’i japim fund 25 vjet keqqeverisje megjithëse në 3-vjeçarin e fundit ka qenë vetë ai në krye të shtetit. Pavarësisht kësaj, kandidati i PAA-së mori rreth 40% të konsensusit popullor të kësaj zone fisnike. Në fund të këtij procesi zgjedhor PAA humbi përballë një partie shumë më të madhe se ajo, por arriti të krijojë struktura të qëndrueshme në këtë zone, të cilat do te shërbejnë për beteja të suksesshme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
 
-A do të ndikojë ky rezultat se i takon vendimit të PAA për t’u rreshtuar në koalicionet parazgjedhore? Keni pasur një ftesë të drejtpërdrejtë nga Partia Socialiste...
 
Absolutisht, jo. Partia Agrare Ambientaliste do të jetë pjesë e koalicionit të Partisë Demokratike. Ne nga kjo zonë, në zgjedhjet e ardhshme do dalim patjetër e në mënyrë të pashmangshme me mandate deputetësh. Duke u nisur nga organizimi dhe ndërtimi i strukturave eficiente në të gjithë vendin, specifikisht në zonat me orientim rural dhe probleme mjedisore, besoj fort se kauza jonë do përfaqësohet në parlamentin e ardhshëm me një grup të mirëfilltë parlamentar.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë