Zgjedhjet në Kosovë, Kurti shpall fitoren, opozitarët i quan “hajvanë”: Koalicioni ynë do formojë qeverinë e re! Luftë e paparë hibride ndaj nesh

PRISHTINË - Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shpalli fitoren para simpatizantëve të mbledhur në sheshin “Skënderbeu”  të Prishtinës, në orët e para të 10 shkurtit.

Zgjedhjet tashmë mbaruan dhe pritet të dalë rezultati preliminar nga KQZ, megjithëse faqja online ka pasur probleme sot që e bëjnë të pamundur pasqyrimin në kohë reale të rezultateve të numërimit.

Kurti shpalli fitoren dhe qeverinë e re Kurti 3.

'Pra jemi të parët dhe ky është një konfirmim për qeverisjen tonë të mirë të mbarë demokratike dhe progresiste. Gjithashtu, koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë e re Kurti 3. Do vazhdojmë dhe punët që kemi nisur por edhe shumë të tjera. Qytetarë e Kosovës e kanë dëshmuar suksesshëm rezistencën kundër një lufte të paparë hibride, oligarkë sidomos njëri me para pa hesap ka kërcënuar punëtorët. Ka pasur premtimet më absurde të mundshme këtë fushatë. Populli fitoi, fitoi VV, ne jemi subjekti i parë fitues që do formojë qeverinë. Nga rezultate preliminare e kanë të qartë se ata që dolën të dytët dhe të tretë edhe të mblidhen nuk bëjnë sa Vetwvendosja. VV fitoi, dhe ecim shpejt bashkë përpara drejt qeverisë së re.'

Kurti ka thënë se asnjëherë s’është bërë më tepër luftë se ndaj kësaj qeverie, derisa ndaj opozitës përdori termin “hajvan”.

“E keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë. Thonin buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash! Ose jepnin premtime për koeficient më shumë se programi i tyre. Çfarë hajvanash! Por, ka kalu koha e hajvanatit...Kurrë s'është bërë më tepër luftë se ndaj kësaj qeverie. Me oligarkë që japin para pa hesap, e me opozitë që bëjnë marrëveshje edhe me dreqin kundër qeverisë sonë. Edhe prapë se prapë kanë humbur, kanë me mbet opozitë sepse nuk ia duan të mirën as shtetit e as popullit”, ka deklaruar Kurti

Ndërkohë foli dhe një nga aleatet e tij, zv.kryeministrja Donika Gërvalla, kryetarja e Nismës Guxo.

'Faleminderit të gjithë aktivistëve të gjithë partive politike. Sot kjo ditë ka një fitore të madhe për koalicionin për VV, Guxo dhe Alternativa. Kemi rezultate preliminare. Nuk e kanë marrë në konsiderate një faktor të rëndësishëm që është vota e Mërgatës, do formojmë qeverinë së bashku dhe di udhëheqim së bashku.'

Aleatja tjetër Mimoza Kusari Lila, nga ‘Alternativa’ tha se koalicioni i tyre ka marrë mjaftueshëm për të qeverisur Kosovën.

'Dua të falënderoj të gjithë për pjesëmarrje masive në zgjedhje. Partia e parë dukshëm në avantazh edhe me bashkimin e partive të tjera. Grupi ynë kanë marrë mandatin për të formuar qeverinë e re. Që do vazhdojë qeverisjen në Kosovë kur të bëhet dhe certifikimi zyrtar në zgjedhje.'

Së fundmi Kurti tha se do flas nesër lidhur edhe me problemet që pati me faqen e KQZ dhe ecurinë e procesit.

'Do vazhdojmë me deklarime e prononcime edhe në të ardhmen, qysh nesër, lidhur me procesin dhe rezultatin.'

Mbi 40 për qind e rreth dy milion votuesve të regjistruar hodhën votën e tyre në këto zgjedhje që pasuan një fushatë të rreptë të partive politike, të cilat për një muaj me radhë u zotuan për rritje pagash e pensionesh, përmirësim të arsimit dhe shërbimeve shëndetësore dhe për të luftuar papunësinë në vendin më të varfër në Evropë.

Zgjedhjet e sotme, të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës së viteve 1998-1999 që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, u panë si një sprovë për kryeministrin Albin Kurti, partia e të cilit fitoi me një rezultat të thellë në vitin 2021 dhe u vu në përpjekje për një mandat tjetër.

Kjo është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, që parlamenti i Kosovës përmbushi mandatin e plotë katërvjeçar.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mjeksia: 10/02/2025 09:16

    Numerimi i votave shume i shpejte ne Dardani ashtu si ne pothuajse cdo VEND te botes perjashto SHQIPERINE ku numerohen votat nje shekull me vonese (pasi te shikohet mire se ne jemi me te rregullt se te tjeret Ironi off)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti