Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi i cili nuk e njeh rikthimin e Bashës në krye të PD ka ironizuar këtë të fundit për zgjedhjet e Kukësit.
“Ore se provuam atë vulën e re a regjistron Kandidat?? Se kishte dhe boje shume” - shkruan Korreshi duke iu referuar vështirësisë që PD hasi në zgjedhjet e 14 majit për regjistrimin e saj si dhe faktit që rizgjedhja e Bashës në krye te PD më 29 korrik ende nuk është regjistruar në gjykatë.
Ndërkohë Korreshi është në mesin e deputetëve që kanë dërguar në Gjykatë çështjen e PD, duke kundërshtuar rikthimin e Bashës si në kundërshtim me statutin.