TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletën e votimit për zgjedhjet që do të mbahen në Kukës më 24 shtator. Po ashtu, KQZ ka miratuar edhe renditjen e kandidatëve, ku numrin një në fletën e votimit do e mbajë kandidati i PS, Albert Halilaj, ndërsa Emri Vata i 'Bashkë Fitojmë' do të ketë numrin dy.
Në fletën e votimit do vendoset emri i kandidatit si edhe logo e subjektit politik dhe koalicionit zgjedhor në rastin e Bashkë Fitojmë. Më 24 shtator qytetarët e Kukësit do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, pas skandalit seksual të Safet Gjicit.
Edhe në këto zgjedhje, tentativa e Sali Berishës për t’u përfaqësuar me logon zyrtare të PD-së në zgjedhje dështoi sërish. KQZ nuk pranoi që ta regjistrojë Berishën me logon e PD, pasi këtë të drejtë e ka vetëm Lulzim Basha si kryetar i PD. KQZ regjistroi koalicionin “Bashkë Fitojmë” mes Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokristiane, ndërkohë kandidati Vata ka dalë nga procesi i primareve të Rithemelimit.
Pavarësisht përpjekjeve, edhe në këto zgjedhje kandidati i Berishës, sikurse ndodhi më 14 maj do të strehohet nën logon e partisë së Ilir Metës dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Nga 14 maji, ndryshon vetëm aleati, këtë herë Meta e Berisha kanë zgjedhur jo Dulen por Nard Ndokën. Ndërkohë, PD e Bashës vendosi që mos të dalë me kandidat për të mos thelluar përçarjen.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
29.7%
-
Të gabuar
55.9%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 118
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aplikimet në KQZ, 60 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 36 mijë emigrantë u regjistruan
23 Janar, 18:16
-
VKM/ Përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit, qeveria alokon 2.5 mld lekë shtesë për KQZ
22 Janar, 18:39
-
Zgjedhjet/ 'Merr jetë' pakti PS-PD, KQZ miraton aktin për listat! Partitë në garë me 186 kandidatë, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Aplikimet në KQZ, 55 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 18 mijë emigrantë të refuzuar
22 Janar, 15:24
-
Kukës/ Tentoi të shmang kontrollin në mjetin e tij, godet me grusht punonjësin e doganës, arrestohet 58- vjeçari
22 Janar, 10:00
-
Vota e Diasporës për 11 Majin, shkon në mbi 50 mijë numri i emigrantëve që kanë aplikuar! Mbi 25 mijë të miratuara, refuzohen rreth 15 mijë
21 Janar, 17:47
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Zgjedhjet/ Report Tv zbardh propozimet e PD për ndryshimet në Kod: Të votojnë emigrantët me ID ose pasaporta të huaja
21 Janar, 14:46
-
Zgjedhjet/ PS e PD do ndryshojnë Kodin Zgjedhor! Shteti paguan 100% postën për votën e emigrantëve! 200 mijë votues në diasporë pa ID, Celibashi: Zgjasni vlefshmërinë e dokumenteve
20 Janar, 11:00
-
Kuvend/ Bardhi sulmon Begajn: Sekretar i Taulant Ballës! Spiropali thirrje diasporës të votojë për zgjedhjet
20 Janar, 07:44
-
Balla këshilla Diasporës në Torino: Regjistrohuni të jepni votën për Shqipërinë në BE, kujdes me aplikimin në KQZ! S’duhen ndërruar as makina dhe as shoferi!
19 Janar, 20:35
-
Vota e Diasporës, 30 mijë aplikime në një javë! KQZ refuzon 1 në 3 persona, emigrantët nuk po paraqesin dokumente për adresën
18 Janar, 15:40