Zgjedhjet në Malin e Zi, PD: Përpjekja e Gent Cakaj për të orientuar votuesit është një provokim i padenjë

Zgjedhjet në Malin e Zi, PD: Përpjekja e Gent Cakaj për të orientuar votuesit është një provokim i padenjë

Kreshnik Çollaku

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka deklaruar se qeveria shqiptare po mundohet që të përçajë shqiptarët në Mal të Zi, që pritet të votojnë me 30 gusht.

Sipas tij, Gent Cakaj, nga pozita e minsitrit të jashtëm bën thirrje që të votohet njëri prej koalicioneve garuese të shqiptarëve në Mal të Zi, duke u përpjekur që të përçajë votuesit shqiptarë duke shpallur preferencë e anësi politike.

"Sikur te mos mjaftonte thirrja serbisht e Rames per te mbeshtetur Gjukanovicin,duke injoruar shqiptaret e Malit te Zi te cilet gjithashtu garojne me disa parti e koalicione, mbremja nuk mund te mbyllej pa nje tjeter skandal dhe sjellje tjeter percarese nga qeveria shqiptare.

Ne deklaraten e mbremjes Gent Cakaj, nga pozita e minsitrit te jashtem ben thirrje qe te votohet njeri prej koalicioneve garuese te shqiptareve ne Mal te Zi.

Ky qendrim i Tiranes Zyrtare qe fut hundet ne vullnetin e preferencat e shqiptareve ne Mal te Zi,e perpiqet te ndikoje apo orientoje voten e tyre eshte nje tjeter provokim i padenje. Qendrime te tilla te papjekura te Ministrit te Jashtem te Shqiperise duke shpallur preference e anesi politike mes shqiptareve te Malit te Zi, shkon vazhden e sjelljeve  te qarta percarese e ngaterresetare qe ne keto vite te qeverisjes se Edi Rames kane shkaktuar deme te pamatshme ne Kosove, Maqedoni te Veriut e se fundmi ne Mal te Zi.

Kudo ka futur duart e hundet Edi Rama e sejmenet e tij ne ballkan,shqiptaret kane patur si produkt percarjet e problemet e brendeshme.

Kjo ndodh ne nje kohe kur me shume se kurre faktorit shqiptar ne Ballkan i duhet unitet.

Tirana Zyrtare per here te pare ne keto 30 vite eshte kthyer ne nje vater qe prodhon konflikt e mungese besimi mes aktoreve politike shqiptare ne rajon.

Deklarata e mbremjes e Gent Cakes nga korniza e ministrit te jashtem eshte nje kontribut ne thellimin e kesaj klime percarese mes shqiptareve ne Mal te Zi.

Ne u kerkojme shqiptareve te Malit te Zi,te refuzojne e injorojne sjellje te tilla aventureske.

Tirana Zyrtare sot mjerisht perfaqeson vetem nje taborr mercenaresh te cilet jane te gatshem te sakrifikojne interesat kombetare per lojra te felliqura pushteti", deklaron Kreshnik Çollaku.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/08/2020 01:10

    Une kam pershtypjen ,se shqipetaret e Malit te Zi dhe Maqedonise, nuk kane qene kurre me te bashkuar e me te respektuar se tani ne keto vende.Ne Maqedoni po bashkdrejtojne me maqedonasit,shqipja njihet zyrtarisht dhe plot te drejta dhe te mira te tjera po shtohen per ta dhe mbi te gjitha, maqedonasit e shqipot po mesohen te bashkjetojne e te respektojne njeri-tjetrin.Edhe ne Malin e Zi,si kurre me pare shqipot jane bashkuar pa u percare mes tyre e si rrjedhim kane filluar te kene me shume sukses ne fushen politike malazeze dhe po fillojne tu njihet e drejta e perdorimit te simboleve kombetare e po respektohen me shume nga malazezet.Te gjitha keto suksese kane te perbashket perpjekjet qe ben qeveria jone e vecanerisht min.e jashtme per ti ndihmuar,udhezuar e bashkuar shqiptaret pertej kufijve

    Përgjigju
  • Arbëri: 26/08/2020 21:45

    Ky voglushi është i ” biri” i Baton stanisiçit ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen