Zgjedhjet në Maqedoni, Zaev:
Mbështesim kandidatët e BDI-së

Zgjedhjet në Maqedoni, Zaev:<br />Mbështesim kandidatët e BDI-së
Lëvizja Social Demokrate e Maqedonisë do të mbështes kandidatët e Bashkimit Demokratik për Integrim në zgjedhjet që do mbahen në Maqedoni.

Sipas përfaqësuesve të partisë së LSDM, kandidaturat e hedhura nga BDI, do mbështeten në disa komuna ku puna e këtyre kandidatëve është vlerësuar dhe shikohet me sy të mirë nga radha e partisë së Zoran Zaevit.

Vëtë Zoran Zaev ka deklaruar mbështetjen e kandidatëve të BDI gjatë një interviste televizive rreth koalicionit mes LSDM dhe BDI në zgjedhje.

 “Unë pres që ne të futemi në garë si të parët dhe më pas të shohim kush do na mbështesë neve. Në Çair ne qëndrojmë pas ish zëvendësministrit të arsimit, sepse ai është kandidat i mirë, nuk ka kurrfarë dyshime rreth tij. Me siguri mbështetje të tillë do ofrojmë edhe në komuna tjera, ku do vlerësojmë se kandidatët për kryetarë komunash janë të mirë, kanë punuar për qytetarët, ose nëse janë të ri, do të punojnë për të gjithë qytetarët, njëjtë për të gjithë qytetarët”, ka përfunduar Kryeministri i Maqedonisë dhe njëherësh kreu i  i LSDM-së, transmetojnë mediat maqedonase

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë

Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë