Zgjedhjet në PD, Basha: Nuk e njoh 25 prillin! Harxhi: Shqetësimi i anëtarësisë vendimet e kryetarit! Shehaj: Në drejtimin tim s'ka marrëveshje me Ramën

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike, 4 kandidatët po zhvillojnë takime me anëtarësinë ku kërkojnë votat e tyre për drejtimin e partisë.

Nga Durrësi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se nuk i njeh si legjitime zgjedhjet e 25 prillit, duke përsëritur po ashtu se nuk do të ketë bashkëpunim me autorin e masakrës së 25 prillit me Edi Ramën.

Ndërkohë kandidatja Edith Harxhi në një shënim në rrjetet sociale ka nënvizuar se gjatë takimeve që ka zhvilluar me anëtarë të PD-së, thekson se shqetësimi kryesor i anëtarëve të strukturave të Partisë Demokratike, i shprehur në të gjithë takimet, ka të bëjë me mënyrën se si kryetari i Partisë dhe disa njerëz, ndonëse pak që kanë besimin e tij, po marrin vendimet.

Harxhi shton se është momenti i duhur për të ringritur edhe një herë Partinë Demokratike dhe për ta bërë atë, të gjithë bashkë, Parti fituese dhe mbrojtëse të vendosur të interesave të shqiptarëve kudo ata ndodhen.

Sakaq Agron Shehaj thotë se nëse do të zgjidhet kryetar i PD-së nuk do të ketë, për asnjë moment nuk do të ketë bashkëqeverisje apo marrëveshje me kryeministrin Edi Rama. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:54
Data e zgjedhjeve në PD, Harxhi në Bulqizë: Kam kërkuar që të shtyhen, madje po të ishte e mundur të zhvilloheshin në shtator

Kandidatja për kryetarin e Partisë Demokratike Edith Harxhi u ndal te anëtarësia blu e Bulqizës për të prezantuar programin e saj. Harxhi tha se selia blu duhet të gjejë strategjinë e duhur për të kthyer besimin e qytetarëve dhe për të mundur Ramën. Harxhi u premtoi demokratëve se nëse humbet zgjedhjet për kryetare, ajo në 14 qershor do të vijojë të jetë në PD.

“Unë nuk kam ikë nga Partia Demokratike, kam qënë aty në çdo moment. Kam qënë në Këshillin Kombëtar deri në fund 2018-ës. Dhe do të vazhdoj të jem pjesë e PD. Në datë 14 qershor unë jam në PD, cfarë do që të ndodhë unë jam aty. Por të them hajde mbrojmë liderin jo, unë nuk votoj për lidera, është rrëzuar miti i liderave, unë votoj për ju dhe prandaj futem në këtë garë”-tha Edith Harxhi.

Sa i takon datës së zgjedhjeve së 13 qershorit, Harxhi tha se, 'Datën e zgjedhjeve nuk e kam kërkuar unë, kam kërkuar që të shtyhen. Biles po të ishte e mundur të zhvilloheshin në shtator.’

Ora 13:49
Shehaj: Nën drejtimin tim nuk do të ketë marrëveshje apo bashkëqeverisje me Ramën

1622368629_shehaj.jpg

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj thotë se nëse do të zgjidhet kryetar i PD-së nuk do të ketë, për asnjë moment nuk do të ketë bashkëqeverisje apo marrëveshje me kryeministrin Edi Rama. 

Me anë të një postimi në Facebook, Shehaj thekson, se në pushtet shkohet vetëm me votë dhe se mënyra për të fituar votat është duke bërë Partinë Demokratike alternativën e duhur për shqiptarët.

“Nën drejtimin tim nuk do të ketë bashkëqeverisje, nuk do të ketë marrëveshje, në asnjë rrethanë me Ramën. Do të ketë vetëm opozitë, opozitë. Në pushtet vihet vetëm me votë dhe votat fitohen duke bërë për vete shqiptarët, dhe shqiptarët bëhen për vete duke e bërë PD-në alternativën e njerëzve të ndershëm, të zotë, qytetarë. Me mua në krye, PD do jetë parti demokratike dhe meritokratike, e hapur për të gjithë, me mundësi karriere për të gjithë, dhe karriera do të garantohet përmes garës dhe votës së anëtarëve”, është shprehur Shehaj.

Ora 13:28
Harxhi: Është momenti që të ringremë PD dhe ta bëjmë parti fituese! Shqetësimi i anëtarësisë vendimet e kryetarit

1622561077_harxhi.jpg

Kanidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi në një shënim të gjatë në rrjetet sociale ka shpalosur edhe disa nga problematikat kryesore që ka evidentuar gjatë takimeve që ka zhvilluar me anëtarësinë.

Harxhi thekson se shqetësimi kryesor i anëtarëve të strukturave të Partisë Demokratike, i shprehur në të gjithë takimet, ka të bëjë me mënyrën se si kryetari i Partisë dhe disa njerëz, ndonëse pak që kanë besimin e tij, po marrin vendimet.

Sipas Haxhit vendime që nisin nga ato të mbarëvajtjes dhe administrimit të veprimtarisë e deri tek ato më të rëndësishmet.

Harxhi shton se është momenti i duhur për të ringritur edhe një herë Partinë Demokratike dhe për ta bërë atë, të gjithë bashkë, Parti fituese dhe mbrojtëse të vendosur të interesave të shqiptarëve kudo ata ndodhen

‘Të nderuar anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, të dashur miq!

Gjatë këtyre ditëve kam zhvilluar shumë takime me strukturat e Partisë Demokratike në qytete të ndryshme. Kam dëgjuar mendimet e pjesëmarrësve në këto takime dhe kam mbajtur të gjitha shënimet e nevojshme. Përpos disa çështjeve dhe shqetësimeve, që lidheshin me veçanti vendore, në të gjitha takimet pjesëmarrësit kishin pothuajse të njejtat shqetësime. Më kryesoret po i rendis në vijim.

• Shqetësimi kryesor i anëtarëve të strukturave të Partisë Demokratike, i shprehur në të gjithë takimet, ka të bëjë me mënyrën se si kryetari i Partisë dhe disa njerëz, ndonëse pak që kanë besimin e tij, po marrin vendimet. Vendime që nisin nga ato të mbarëvajtjes dhe administrimit të veprimtarisë e deri tek ato më të rëndësishmet. Ndër këto shqetësime, anëtarët e strukturave veçojnë:

- mospjesëmarrjen në Reformën territoriale,

- marrëveshjen poshtëruese dhe aspak transparete me kryeministrin “rilindas” (18 maj 2017),

- dorëzimin e mandateve në shkurt të vitit 2019,

- mospjesëmarrjen në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019,

- premtimet e pambajtura lidhur me mosnjohjen e atyre zgjedhjeve dhe moslejimin e të zgjedhurve të rinj të fillonin detyrën,

- pranimin për të marrë pjesë në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore me bashkëkryetar pikërisht njeriun që shkatërroi zgjedhjet në Dibër, pavarësisht përbetimeve të kryetarit të Partisë etj,.

• Antarët e strukturave të Partisë Demokratike shprehnin pakënaqësinë dhe shqetësimin e tyre për mënyrën se si u veprua nga kryetari i Partisë lidhur me listat për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit. Ata e shihnin si një përsëritje të asaj që ndodhi për zgjedhjet e vitit 2017 dhe e ndjenin vehten të fyer sepse kryetari i gënjeu përsëri.

• Por shqetësimi kryesor i ngritur gjatë gjithë takimeve është ai që lidhet me humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Anëtarët e strukturave të Partisë Demokratike, të përfshirë me përkushtim gjatë gjithë fushatës zgjedhore shprehnin pakënaqësi të ndryshme, lidhur edhe me raste të veçanta dhe, ndonjëherë, edhe zemëratën e tyre lidhur me premtimet që iu ishin bërë para fushatës dhe gjatë saj, që të mos shqetësoheshin, sepse ishin marrë të gjitha masat për pengimin e shitblerjes dhe mbrojtjen e votës. Pikërisht për këto arsye, antarët e strukturave nuk pajtoheshin edhe me sjelljen e kryetarit të Partisë pas humbjes së 25 prillit, si dhe me gjithçka ai po thotë gjatë këtyre ditëve për të justifikuar vehten.

• Shqetësim të mprehtë prezantonte fakti se një pjesë e mirë e anëtarëve të strukturave të Partisë Demokratike kishin marrë pjesë në shumë prej protestave të thirrura nga Partia Demokratike, duke filluar me ato të pranverës së vitit 2017 dhe në të gjithë të tjerat në vijim. Po ata e ndjenin vehten të gënjyer, të prerë në besë nga sjelljet dhe “heshtja” e kryetarit të Partisë, duke braktisur protestat. Sipas tyre, kjo kishte bërë që ata të humbisnin besimin tek kryetari i Partisë.

• Shpesh, gjatë takimeve, antarët e strukturave të Partisë Demokratike shprehnin shqetësimin edhe për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve, duke gjykuar largimin e të rinjve si shumë shqetësues.

• Një shqetësim i shprehur gjatë gjithë takimeve ishte ai që lidhet me rikthimin e diktaturës në Shqipëri. Ata pyesnin, madje më sfidonin, duke më kërkuar t’ju tregoja dhe t’i bindja se, nëse do jem kryetare e Partisë Demokratke, çfarë do bëja, duke mos pritur deri vitin 2025, për të përmbysur kryeministrin dhe diktaturën e tij si dhe të krimit të organizuar.

• Anëtarët e strukturave të Partisë Demokratike më kanë shprehur edhe shqetësimet e tyre për vendimin për afrimin në 13 qershor të datës për zgjedhjen e kryetarit të Partisë, si dhe mospranimin e tyre me gjithë vendimet lidhur me këto zgjedhje. Ata e vlerësonin si aspak të drejtë vendimin për përjashtimin nga gara të Ibsen Elezit dhe e shohin si shkelje dhe shprehje të asaj që kryetari dhe njerëzit e tij po mundohen të bëjnë, për të kushtëzuar, kontrolluar dhe ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.

Të nderuar anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, të dashur miq!

Këto ishin vetëm disa nga shqetësimet, të cilat m’i kanë përcjellë gjatë takimeve të këtyre ditëve anëtarët e strukturave të Partisë Demokratike. Ndërkohë takimet vazhdojnë dhe çdo ditë zhvilloj disa të tillë. Për gjithçka do t’ju mbaj të informuar dhe do bashkëndaj me ju shqetësimet e tyre dhe të miat. Do të bashkëndaj me të gjithë ju edhe bindjen se është e nevojshme, madje e domosdoshme, momenti I duhur për të ringritur edhe një here Partinë Demokratike dhe për ta bërë atë, të gjithë bashkë, Parti fituese dhe mbrojtëse të vendosur të interesave të shqiptarëve kudo ata ndodhen. Për t’I kthyer atë dinjitet dhe frymë mobilizuese që frymëzoi miliona shqiptarë për të rrëzuar diltaturën më 1991-shin dhe regjimin e kuuruptuar të 2005-s.’- shkruan Harxhi.

Ora 11:57
Basha takim me demokratët në qarkun Durrës: Nuk i njoh zgjedhjet e 25 prillit si legjitime! S'ka bashkëpunim me autorin e masakrës

Kreu në detyrë i Partisë Demokratik dhe njëkohësisht kandidat për kreun PD-së, thotë se nuk do t’i njohin si legjitime zgjedhjet e 25 prillit. Basha sakaq është treguar sërish i prerë sa i përket një bashkëpunimi me Ramën, teksa nënvizon se kryetari i PD-së hedh poshtë me neveri bashkëpunimin me autorin e kësaj masakre. Këto deklarata Basha i bëri gjatë një takimi me demokratët në qarkun e Durrësit.

‘Dy përgjigje të qarta dhe të prera për dy pyetje që shtrohen e rishtohen. Kryetari i Partisë Demokratike nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit si legjitime dhe përfaqësuese të vullnetit të shqiptarëve. Kryetari i Partisë Demokratike e hedh poshtë me neveri bashkëpunimin me autorin e kësaj masakre dhe i ftoj të gjithë shqiptarët të na bashkohen në të vetmen rrugë që ka një shoqëri e civilizuar, e në veçanti një shoqëri që është nisur për në destinin Europian. Mos ta pranojmë rënien e demokracisë, mos ta pranojmë mbivendosjen e vullnetit të pakicës mbi pakicën mbi vullnetin e shumicës por të bëjmë me gjithë format dhe mënyrat betejën tonë deri në rikthimin e legjitimitetit, demokracisë dhe përmes tyre ndryshimit për Shqipërinë dhe shqiptarët.’- u shpreh Basha.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dibran: 05/06/2021 14:37

    ....Ne Diber dikur thonin nje fjale te urte: Kane hanger egjer! (Egjer eshte nje lloj drithi qe u jepej kafsheve per tagji, por ka edhe efekte anesore si p.sh. eshte shume me e fuqishme se viagra!!!!!! ) Hahahahahah!!! keta jane sulur mbi njeri-tjetrin ne histerine e radhes ,por pa sens!!!! Gjithcka eshte nje FARSE!!!!!! Bejne sikur kne hanger EGJER!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë