Nga ambientet e selisë blu, kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka zhvilluar një bashkëbisedim me gratë anëtarë të PS.
Harxhi vuri theksin në rëndësinë e disa ndryshimeve statutore, duke thënë se sipas saj anëtarët e rinj të PD duhet të kenë të drejtën e votës.
“Në programin që unë kam paraqitur, kam trajtuar shumë pak disa çështje thelbësore, por jam e sigurt që në të ardhmen çështja e LDGSH do të ketë më shumë prioritet. Në ndryshimet statutore që duhet të ndryshojë unë mendoj që duhet hequr dorë nga kuota gjinore.
Unë kam kërkuar edhe që të rinjtë e PD të jenë anëtarë dhe të kenë të drejtë vote, jo vetëm të ndjekin nga pas kryetarët. Me ndryshimet e ardhshme statutore duhet të ndërhyrjet në disa çështje thelbësore, jo vetëm të kuptohet pjesëmarrja e grave dhe vajzave në PD por edhe që imazhi ynë të jetë më i qartë”, u shpreh Harxhi