Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e PD-së në Fier. Kadilli tha se Basha duhet të jepte dorëheqjen e parevokueshme dhe se duhet të mbante përgjegjësi për humbjen, pasi nuk ka pse ta zbukurojë. Ai shtoi se ka punuar për tre vite në Vlorë më strukturat e PD-së dhe nuk është pyetur asnjëherë sesi i ka shkuar puna. Kadilli tha se Basha tashmë është një cikël i mbyllur, dhe se nuk ka asnjë fjalë të re.
'3 vjet punova në Vlorë Basha nuk më pyeti kurrë sesi shkoi puna. Kryetari i PD-së duhet të jepte dorëheqjen e parevokueshme. Lulzim Basha për mua është një cikël i mbyllur, nuk ka asnjë fjalë të re për të thënë më për politikën, asnjë fjalë, asnjë përgjegjësi, asnjë gjë se ku gaboi. Nuk ka pse zbukuron humbjen duke thënë se kemi dalë si në 2009. Numri i votave si sigël politike si koalicion, kemi më pak, me 200 mijë votues më shumë kemi 100 mijë vota më pak. Pas 8 vitesh të kthehesh tek pika 0 nuk ke bërë asgjë ke bërë një vrimë në ujë. Lëvizja jonë ka qenë vetë politikë. kush ju gënjejn se u thotë do ta përmbys vazhdon që t'ju gënjejë.'- tha Kadilli.