Zgjedhjet në PD, kryetarja e degës në Lezhë: Demokratët të votojnë, hap i rëndësishëm për riorganizimin e partisë

Pjesë e zgjedhjeve për kreun e ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë është bëre edhe dega e kësaj force politike në Lezhë. Procesi i votimit ka nisur në oren 8:00 të mëngjesi të kësaj të shtunë dhe ka vijuar pa probleme. Kryetarja e Partisë Demokratike në Lezhë Alfrida Marku, thotë se interesi i anëtarëve për tu bërë pjesë e votimeve ka qenë i konsiderueshëm, ndërsa është e bindur se demokratet do të dalin më të bashkuar nga ky proces i cili bëhet në një situate të vështirë për PD.

“Procesi vijon normalisht. Qendra  e votimit është hapur që në orën 08:00 të mëngjesit, është zyra  e përhershme e PD dega Lezhë dhe ka pjesëmarrje të konsiderueshme nga të gjitha grupseksionet e PD. I bëjmë thirrje të gjithë demokratëve që ti bashkohen kësaj dite të rëndësishme, të hedhin një hap të rëndësishëm drejt riorganizimit të partisë që të jemi një forcë bindëse qeverisë dhe qytetarët e lezhjanët të na besojnë”, tha ajo.

Në degën e Partisë Demokratike në Lezhë kanë të drejtë vote rreth 1800 anëtarë, përfshirë dhe ata që i janë bashkuar Rithemelimit gjatë kesaj periudhe përçarje për Partinë Demokratike.


Lajmi kryesor:

S'ka supriza, Lulzim Basha rikthehet kryetar i PD-së për herë të katërt: E sotmja shënon nisjen e punës! Mori 16 196 vota! Vetëm 8 nga 52 deputetë demokratë votuan


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë