Procesi i votimit për kreun e ri të PD nuk ka shpëtuar pa surpriza dhe befasi.

Një demokrate sot në fletën e votimit nuk ia ka dhënë votën e saj as Bashës, kryetarit të ngrirë të PD-së dhe as Selamit, rivalit të tij në këto zgjedhje.

Demokratja votën ka vendosur ta japë për Sokol Olldashin, deputetin dhe ish-ministrin e ndjerë të PD-së.

Vota e saj vjen si një formë për të kujtuar dhe nderuar kujtimin e tij.

Sokol Olldashi kandidonte për kreun e Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 2013, pasi ish-kryetari i PD asokohe, Sali Berisha dha dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet vendore të 2013-tës.

Olldashi kandidonte përballë Lulzim Bashës, por fatkeqësisht ai u nda nga jeta në një aksident tragjik. 
olldashi
(Vajza sot i jep votën Sokol Olldashit)

Redaksia Online 
E.S/Shqiptarja.com