Zgjedhjet në PD, Selami denoncon
shkeljet: Krerët e degëve presione

Zgjedhjet në PD, Selami denoncon<br />shkeljet: Krerët e degëve presione
Kandidati për kryetar të PD, Eduard Selami denoncoi sot shkeljet sipas tij, në disa qendra votimi në degët lokale. 

Ai tha ka kryetarë dege të cilët po iu bëjnë presion votuesve që të votohet për Lulzim Bashën, ndërsa përmendi se në disa vendovime janë vendosur fotografitë e Lulzim Bashës. 

Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë votuar në këto zgjedhje historike për të ardhmen dhe për rrugën që do të marrë PD, e cila është në krizën e saj më të madhe në 27 vite.

Dua të falënderoj edhe përfaqësuesit e mi, se nuk është e lehtë të jesh përfaqësuesi i Selamit në këto zgjedhje. Kujtoj që gara nuk është e barabartë. Ka patur ndërhyrje të disa kryetarëve të degëve, jo të gjihë.

Kanë ndërhyrë, dhe u kanë kërkuar anëtarëve të votojnë Bashën, dhe kjo është e gabuar. Fotografia e Bashës është e vendosur në qendrat e votimit, dhe unë kam kërkuar që edhe kjo të mos jetë. Kjo është një shkelje e neutralitetit. Po kështu ka patur raste të mungesës së emrit në listë të disa anëtarëve”,
 u shpreh Selami. 

Ai ngriti shqetësimin edhe për fazën tjetër të procesit, atë të administrimit të kutive të votimit. Selami përsëriti se numërimi duhej të kryhej në degët përkatëse dhe jo të silleshin të gjitha kutitë në Tiranë. 

“Megjithëse, ky është një proces i paplotë, është ende në vazhdim, s’dua të paragjykoj, është shpejt të nxjerr një konkluzion përfundimtar dhe ka një moment të rëndësishëm siç është mbyllja e votimit dhe transportimi i QV-ve në qendër. 

Unë jam shprehur dhe do ishte mirë që numërimi të bëhej nëpër degët e PD në rrethe”
, tha ai.  

I pyetur nëse do t’i njohë zgjedhjet pas denoncimeve, Selami tha se vendimi përfundimtar do merret pas mbylljes së procesit. 

Selami iu përgjigj edhe kritikave të Patozit, duke deklaruar se bojkoti nuk është zgjidhje. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë