Zgjedhjet në PD, Xhaferri i Rithemelimit: Procesi është nul dhe në shkelje të statutit

Zgjedhjet në PD, Xhaferri i Rithemelimit: Procesi është nul dhe në shkelje të statutit

Kreu i FRPD, Besar Xhaferri i cili është pozicionuar në krahun e Berishës, ka bërë një deklaratë në Facebook për zgjedhjet për kreun e PD. Xhaferri shkruan se proces është nul dhe në shkelje të statutit.

"Zgjedhjet, “Referendum” i një grupi renegatësh për koalicionin Rama-Basha! Sot grupimi Basha zhvillon zgjedhjet, teksa sipas standardit të Jeminit që në 1700 karrige numëron 5004 persona, pretendon se 25 mijë demokratë do t'i drejtohen kutive të votimit për këtë proces. Sot është një ditë jo e mirë për pluralizmin, pasi një grup renegatësh, padrejtësisht po shkelmojnë djersën dhe mundin e popullit opozitar shqiptar, duke u bërë shtojcë dhe dekor për qeverinë më të korruptuar të Evropës.

Pjesëmarrja e ulët në këtë proces, është dëshmia më e mirë e asaj farse elektorale, pasi demokratët kanë zgjedhur t'i braktisin delfinët e partiçkave  dhe shoqatave që mendojnë se kanë veshur kostumin e PD. Ky proces është nul dhe në shkelje të çdo statuti dhe misioni i vetëm i tij është bojkoti i aksionit të opozitës reale. Foto tregon gjithçka: voton e para por kutia nuk është bosh", shkruan ai.


Lajmi kryesor:

S'ka supriza, Lulzim Basha rikthehet kryetar i PD-së për herë të katërt: E sotmja shënon nisjen e punës! Mori 16 196 vota! Vetëm 8 nga 52 deputetë demokratë votuan


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse zgjedhjet bëhen sot, PS merr 46% të votave në Tiranë, thellohet avantazhi ndaj opozitës, rriten partitë e reja

Sondazhi/ Nëse zgjedhjet bëhen sot, PS merr 46% të votave në Tiranë, thellohet avantazhi ndaj opozitës, rriten partitë e reja