Zgjedhjet në PDIU, Idrizi:Jemi parti
kombëtare, bashkimi ylli ynë pola

Zgjedhjet në PDIU, Idrizi:Jemi parti<br />kombëtare, bashkimi ylli ynë pola
Një ditë pasi u rizgjodh në krye të PDIU, kryetari Shpëtim Idrizi  e konsideroi këtë proces shumë të rëndësishëm për demokracinë e partisë e që duhet ndjekur dhe nga forcat e tjera politike.
 
Duke folur  për qeverinë dhe koalicionin me PS, Idrizi  nuk shmangu pakënaqësitë ndaj  këtij bashkëpunimi, ku ndonëse  PDIU ka  5 deputetë  ende nuk ka marrë një portofol ministror.
 
Dita e djeshme ishte një ditë e veçante për mua. Nuk është fitorja që më gëzon, madje as gara. Nuk është rezultati që më mahnit e as pjesëmarrja mbrësëlënëse. Dje, isha dëshmimtar i një vullneti të përbashkët, një dëshire për t’u angazhuar, një qëllimi të patundur për të çuar përpara nismën tonë disavjeçare. Dje, vërtetuam te kushdo se ne jemi një familje e vërtetë politike, një familje e madhe, me prani në të gjithë vendin, me qytetari e maturi, pa fëmijë plangprishës e me solidaritet. Kjo familje, familja jonë, më besoi të jem shërbëtori i parë, për ta drejtuar në katër vitet e ardhshme. 20 mijë pjestarë të familjes sonë votuan në mbarë vendin. Mes tyre, pata kënaqësinë të takoj të moshuar 80 e 90 vjeçar. Ata nuk vijnë për një vend pune, nuk vijnë se ishin partizanë apo ballistë, nuk vijnë për privilegje dhe dekorata. Ata vijnë, sepse janë prindërit e gjyshërit në një familje, krejt ndryshe nga sa kemi parë në 25 vite politikë tranzicioni”,  tha kryetari i rizgjedhur i PDIU-së Shpëtim Idrizi.
 
Kauza  e PDIU është ajo e bashkimit kombëtare të cilën  kryetari Idrizi e cilësoi si yllin polar të kësaj force politike.
 
"Unë zotohem solemnisht përpara anëtarësisë së re dhe asaj të vjetër, para gjithë brezave të anëtarëve dhe simpatizantëve të PDIU-së, para dhëndurëve të Çamërisë, si i quaj unë të moshuarit që kanë ende shpresë të shohin vatrat e tyre. Se bashkimi kombëtar do të jetë busulla jonë politike e pandrysheshme, se zgjidhja e Çështjes Çame do të jetë objektivi ynë i palëkundur, derisa të kemi frymë, se amanetin nuk e tret dheu. Prej dje unë, ne të PDIU-së, ndjehemi më të fortë për t’ia rinisur betejave të reja për këtë objektiv, me busullën e Kombit që na tregon hartën e rrugës sonë”, tha z.Idrizi pas shpalljes së rezultateve përfundimtare" tha ai.
 
Votimi për zgjedhjen e kryetarit të PDIU nuk lë të gjithë të kënaqur, rivali i zotit Idrizi në këtë garë Halil Hyseni e komentoi këtë proces që ndonëse siç tha ai ishte deokratike, nuk e nxori fitues në këtë përballje.

Unë u futa në një garë, që të flisja para Shpëtim Idrizit. U futa në një garë me besimin dhe shpresën se do të fitoja, me besimin se do të isha unë ai që do të prisja urimin.  Në fakt më duhet të uroj. Unë nuk u përkas atyre që thonë se gara është e rëndësishme, rezultati jo. Unë besoj se futesh në garë për fitore, por edhe humbje ka. Unë nuk fshihem pas frazës fitoi partia. Partia fitoi, por partia nuk do kishte humbur asgjë edhe po të më zgjidhte mua. Partia e mori vendimin e saj dhe zgjedh kryetarin e saj. Partia analizoi aktivitetin e tij, arritjet dhe bëri zgjidhjen. Një zgjidhje që jo vetëm unë i bindem, por të gjithë duhet ti bindemi. Falenderoj deputetët e PDIU-së, të cilët kishin mundësi të ndërhynin, por e lanë garën që të rridhte normalisht”, u shpreh Halil Hyseni.
 
Një ditë më parë  anëtarësia  e PDIU  iu drejtuan kutive të votimit për dy kandidatë për kryetar Halil Hyseni dhe Shpëtim Idrizi, ku  72.4 përqind e  anëtarëve rimandatuan në krye Shpëtim Idrizin. Në këtë votim morën pjesë  81.5 përqind e anëtarëve të cilët zgjodhën dhe kryetarët  e rinj të degëve  në të gjithë vendin.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës