TIRANE- Parlamenti me 751 vende është institucioni i vetëm i zgjedhur me votë popullore në Bashkimin Europian 28-anëtarësh. Partitë e mëdha tradicionale pro-BE, pas zgjedhjeve që porsa u zhvilluan për disa ditë, do të vazhdojnë të mbeten grupi qendror në Parlament.
PPE-ja e djathtë parashikohet të sigurojë 212 vende, të cilat janë vërtet më pak se 274, që kishte deri tani, por konsiderohen të mjaftueshme për t’u shfaqur në vazhdimësi si blloku kryesor i legjislaturës europiane. Pas votimit, PPE konfirmohet si mazhorancë relative me 28.5%. Në vend të dytë renditen Socialdemokratët me 25.17% ose 189 mandate deputetësh. Ndërsa në total janë 142 deputetët e partive të reja, ultra të djathta, ultra të majta dhe euroskeptike.
Në vend të tretë kanë dalë Liberal-Demokratët me 8,79% ose 66 mandate, të katërtit janë Të Gjelbrit me 6.92% ose 52 mandate. Me 46 deputetë ose 6.13% renditen në vend të pestë konservatorët, ndërsa të majtët e Bashkuar kanë marrë 42 mandate me 5.59% të votave.
Rezultati i zgjedhjeve europiane, më fort se sa në nivel blloku, do të ndihet në politikat kombëtare, duke i shtyrë partitë konservatore edhe më shumë nga e djathta, e duke rritur presionet për frenimin e emigracionit.
Pas zgjedhjeve të zhvilluara këtë fundjavë, Parlamenti i ardhshëm Europian do të ketë një punë të vështirë përpara, me një numër të madh çështjesh që kërkojnë zgjidhje, pasi përbëjnë një rrezik politik dhe ekonomik për Unionin.
Çështja kryesore me të cilën do të përballet parlamenti i ardhshëm do të jetë Euroskepticizmi. Në zgjedhje është vënë re një ndjenjë në rritje anti-BE, në shumicën e vendeve europiane, për shkak të krizës që ka gjunjëzuar Eurozonën dhe masave shtrënguese që janë aplikuar nga qeveritë. Çështja e dytë më e rëndësishme është rritja ekonomike. Në BE Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit vetëm me 0.3% në tre muajt e parë të këtij viti, ndërsa ekonomia e Eurozonës me 0.2%.
(Në foto: Partitë kryesore fituese në zgjedhjet në PE)Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
53.9%
-
Jo
38.9%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 401
Lajme të tjera
-
Sondazhi në Report Tv/ Cilat duhet të jenë prioritet e kryebashkiakëve të ardhshëm? Qytetarët: Vende të reja pune dhe përmirësim i shkollave
29 Mars, 23:53
-
Sondazhi i Piepoli, Veliaj ‘nuk e diskuton’ fitoren në Tiranë, gati mazhorancë absolute! Këlliçi s’i kalon 38%! PD vetëm 12%
29 Mars, 23:44
-
Për cilën forcë do votoni më 14 maj? PS mban vendin e parë! PD e Alibeajt në pikiatë! Meta-Berisha të dytët
29 Mars, 23:26
-
Shumica e shqiptarëve bëjnë fajtor Berishën për futjen e opozitës të përçarë në zgjedhje! 13% prej tyre bëjnë përgjegjës Ramën
29 Mars, 23:15
-
33% e shqiptarëve presin lider të ri në opozitë! Berisha fiton ndjeshëm ndaj Alibeajt! Vetëm 1% duan Metën, Basha 4%
29 Mars, 23:15
-
Shqiptarët të pakënaqur nga betejat e opozitës! 26% e të anketuarve nga Piepoli mendojnë se do ishin më të fortë të bashkuar
29 Mars, 23:06
-
Gjermania jep edhe 12 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën
29 Mars, 23:04
-
Kremlini: Lufta hibride me 'perëndimin' do të vazhdojë për një kohë të gjatë
29 Mars, 22:55
-
Cili politikan të jep më shumë besim? Meta dhe Basha vetëm nga 1%, Rama 49% pëlqyeshmëri! Berisha ia kalon Alibeajt
29 Mars, 22:51
-
Noizy shpërndan lajmin e Report Tv për dy faqet 'Lolita' dhe 'JOQ' dhe denoncon: Ja fytyra e shpifësve, normal që jeni negativa
29 Mars, 22:44
-
Sondazhi në Report Tv/ Projekti i Portit të Durrësit, vetëm 13% e shqiptarëve kundër, 56% thonë se është mundësi e madhe
29 Mars, 22:41
-
Keisi zbulon sekretin e saj dhe arsyen e distancimit me Kristin: Isha e dashuruar me Lorencin
29 Mars, 22:35