Zgjedhjet parlamentare në Serbi po shoqërohen me parregullsi, nga fotografimi i fletëve të votimit dhe votimi familjar, te kërcënimet ndaj zgjedhësve dhe pengimi i vëzhguesve.
Sipas organizatave CRTA dhe CeSID, janë raportuar edhe raste të votimit jashtë kabinave, probleme me verifikimin e votuesve dhe ndërprerje të përkohshme të procesit. CRTA ka raportuar se një vëzhguese është penguar dhe fyer nga shtatë persona, ndërsa në Novi Sad policia ka ndërhyrë pas grumbullimit të qytetarëve, disa prej të cilëve pretenduan se kishin parë persona me para dhe zarfe.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në Serbi, pjesëmarrja arrin në 46.5%! Incidente në qendrat e votimit, shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë të bashkuar: Sot është ditë vendimtare
LAJMET MË TË VLERËSUARA




