Zgjedhjet në Serbi, fiton Vuçiç
shqiptarët në Bujanoc e Preshevë

Zgjedhjet në Serbi, fiton Vuçiç<br />shqiptarët në Bujanoc e Preshevë
Aleksandar Vuçiç shkon drejt një tjetër mandati si Kryeministër i Serbisë, pasi rezultatet e para e nxjerrin atë bindshëm fitues me mbi 50 përqind të votave.

Sipas rezultateve, Partia Socialiste e Ivica Daçiç radhitet e dyta, ndërsa radikalët e ultranacionalistit Vojisllav Sheshel, radhiten në vendin e tretë duke siguruar që të futen në parlament.

Nga ana tjetër për katër vitet e ardhshme Presheva dhe Bujanoca do të udhëhiqen nga shqiptarët.

Partia Përparimtare Serbe e kryeministrit Aleksandër Vuçiç fiton zgjedhjet e parakohshme parlamentare, me rreth 55 përqind të votave.

Pas leximit të rezultateve të para ai ka thënë se do ta mbaj vendin në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sipas rezultateve, Partia Socialiste e Ivica Daçiç radhitet e dyta, ndërsa radikalët e ultranacionalistit Vojisllav Sheshel, radhiten në vendin e tretë duke siguruar që të futen në parlament.

Ndërsa serbët e Kosovës kanë votuar masivisht për Vuçiç.

Në zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës ka fituar Partia Demokratike Shqiptare e kryetarit Ragmi Mustafa, kurse në Bujanoc ka fituar Partia për Veprim Demokratik.
Nga këto rezultate mund të thuhet se për katër vitet e ardhshme Presheva dhe Bujanoca do të udhëhiqen nga shqiptarët.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës janë vlerësuar si të rëndësishme për orientimin politik të Serbisë.
Udhëheqësit politikë të Serbisë janë ndarë në dysh ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë.

Qeveria aktuale thotë se synon të ruajë lidhjet me Moskën, por njëkohësisht të përparojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Grupet e djathta që fajësojnë perëndimin për pavarësinë e Kosovës, kërkojnë orientimin drejt Rusisë si aleate tradicionale e Serbisë.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?

Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?