Zgjedhjet në SHBA/ Katër shtete votojnë pro mbrojtjes të së drejtës për abort

Zgjedhjet në SHBA/ Katër shtete votojnë pro mbrojtjes të së drejtës për abort

Votuesit në katër shtete votuan të martën në favor të propozimeve për mbrojtjen e qasjes ndaj abortit. Përkrahësit e abortit fituan në shtetet e udhëhequra nga demokratët, Kaliforni dhe Vermont. Ndalimi pothuajse i plotë i abortit pësoi disfatë edhe në Kentaki, një shtet ku konservatorët i fitojnë zgjedhjet me lehtësi.

Ligjet kundër abortit pësuan disfatë edhe në shtetin e Miçiganit ku as demokratët e as republikanët nuk e kanë të garantuar fitoren.

Në zgjedhjet e së martës amerikanët votuan për ligjvënësit, senatorët dhe në disa shtete u votua edhe për çështje të tjera si ajo e legalizimit të marijuanës.

Mirëpo, rezultati për çështjen e abortit po konsiderohet si reagim ndaj vendimit të qershorit të Gjykatës së Lartë për të eliminuar të drejtën mbarëkombëtare për abortin. Vendimi i qershorit ka çuar në ndalime pothuajse të plotë të abortit në një mori shtetesh që qeverisen nga republikanët.

“Siç e kemi parë në Kansas nga votimi që u mbajt në fillim të këtij viti, dhe në shumë shtete të tjera në zgjedhjet e së martës, aborti nuk është çështje partiake. Kjo i ka nxitur njerëzit të merren me këtë çështje dhe ata nuk duan që politikanët të kontrollojnë trupat dhe të ardhmen e tyre”, tha Nancy Northup, presidente e Qendrës për të Drejtat Riprodhuese.

Grupet kundër abortit në Kentaki thanë se ishin të zhgënjyer nga rezultatet, por drejtori ekzekutiv i “Fondacionit për Familjen” vuri në dukje se ndalimet e abortit mbeten në fuqi dhe votuesit përsëri mbështetën kandidatët konservator për qeverinë shtetërore që janë kundër abortit.

Në nivel kombëtar, rreth dy të tretat e votuesve thonë se aborti duhet të jetë i ligjshëm në shumicën ose të gjitha rastet, sipas të dhënave të sondazhit të kryer nga agjencia e lajmeve“Associated Press”, i titulluar “VoteCast”. Sondazhi i kryer me mbi 90,000 votues në të gjithë vendin tregon se vetëm 1 në 10 persona thonë se aborti duhet të jetë i paligjshëm në të gjitha rastet.

6 në 10 të anketuar thonë gjithashtu se vendimi i Gjykatës së Lartë për abortin i bëri ata të pakënaqur ose të zemëruar, krahasuar me më pak që thonë se ishin të lumtur ose të kënaqur me vendimin./ VOA

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë