Zgjedhjet në SHBA/ Kurti uron Trump: Mezi presim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe

Zgjedhjet në SHBA/ Kurti uron Trump: Mezi presim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe

1728312761_albinkurti.JPG

Foto: Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kurti në një postim në platformën X, ka thënë se SHBA-ja është aleate kyçe, mike dhe partnere e Kosovës, dhe që mezi pret të punojë së bashku me të për përparim dhe paqe.

“Urime president Donald Trump për fitoren tuaj elektorale. SHBA-ja është një aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës dhe ne mezi presim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe”, ka shkruar Kurti në X.

Kosova ka gëzuar përkrahjen e SHBA-së, ndër vite, pavarësisht kush ka qenë në krye të saj.

Administrata aktuale ka inkurajuar vazhdimisht Kosovën që t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë si një kusht për të ecur përpara në rrugën e integrimit evropian, ndërsa Trumpi, sa ishte president, ishte dëshmitar i nënshkrimit të një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Megjithatë, Richard Grenell, i cili gjatë administratës Trump ishte përfaqësuesi amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, shtyu përpara marrëveshjen për shkëmbimin e territoreve, të cilën Qeveria aktuale e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, e kundërshton ashpër.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në SHBA/ Liderët e Ballkanit mesazh Trump! Banorët e Mitrovicës së Veriut e urojnë me banerin në shesh: Urime fitorja, president!


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?