Sondazhet më të fundit e nxjerrin ish-sekretaren e shtetit amerikan në avantazh ndaj Donald Trump edhe pse votuesit nuk simpatizojnë asnjërin prej tyre.
 
Megjithatë Hillary Clinton kryeson garën manjatit të pasurive të patundshme dhe kërkon të bëhet presidentja e parë grua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sondazhi i “Washington Post” dhe televizionit “ABC News” tregojnë se Clinton ka 47 % të votave, ndërsa 43 % i ka Trump.

“NBC News” dhe “The Wall Street Journal” sugjeroi 46 % përkrahje për Clinton dhe 41 % për Trumpin, ndërsa CNN dhe “ORC International” tregoi se Clinton kryeson me 49% kundrejt Trump me 42 % të votave.

Biznesmeni njujorkez prezanton Guvernatorin e Indianës i cili do të garojë krah tij për postin e zv. presidentit, ai e cilëson atë si një politikan të fortë.

Trump përgënjeshtroi pretendimet për pavendosmërinë për zgjedhjen e tij për 57-vjeçarin madje ai këmbënguli se ai kishte qenë zgjedhja e parë e tij.

Donald Trump këtë javë do të bëhet zyrtarisht kandidati i Partisë Republikane në Konventën e Klivelandit, ndërsa Pence njihet për kredencialet e fuqishme konservatore.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)