Zgjedhjet në SHBA/ Trump u votua nga burrat mbi 45 vjeç! Të rinjtë e gratë i besuan votën Harris

Burra, të bardhë, mbi 45 vjeç dhe pa arsim të larte. Donald Trump është votuar në pjesën më të madhe nga ky grupim votuesish, të cilët i përkasin kategorive sociale të mësipërme. Sipas kompanive të sondazheve dhe agjencive prestigjioze të lajmeve të cilat realizuan exit polle pas votimit, ekonomia ka qenë faktori kryesor mbi të cilin është krijuar prirja e votuesve këtë radhë në zgjedhjet amerikane, ndërsa politika e jashtme ka qenë më pak e rëndësishmja.

Reuters, ka bërë edhe një ndarje në kategorive që votuan dy kandidatët presidencialë. Donald Trump ka siguruar në pjesën më të madhe, votën e burrave, ndërsa Kamala Harris votën e grave. 55 përqind e votuesve të Trump kanë qenë meshkuj, ata kanë janë pothuajse 60 përqind të bardhë. Tek ndarja racore apo etnike e votës, Trump ka dështuar të marrë votën ë afroamerikanëve dhe të latinëve edhe pse me këtë të fundi ka një distancë më të vogël me Harris sesa më votën afroamerikane.

Grupmosha më tipike që ka votuar Trump I përket asaj midis 45-64 vjec dhe sipas exitpolleve, 56 përqind e tyre nuk ka një diplomë universitare. E kundërta ka ndodhur me Harris e cila tek votuesit e saj siguroi 55 përqind të votës nga njerëz të shkolluar. Harris u votua më shumë nga gratë, të cilat përbënin më shumë se gjysmën e numrit të votave të saj. Afroamerikanët, latinët dhe aziatikët rezultuan në mazhorancë mbështetës të saj. Ndërkohë 55 përqind e votave të Harris I përkasin njerëzve që kanë një diplomë të arsimit të lartë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion