Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përshëndetur Kryetaren e Kongresit amerikan, Nancy Pelosi dhe drejtuesi i mazhorancës në senat, Chuck Schumer për suksesin e arritur në zgjedhjet e fundit të zhvilluara në SHBA. Veliaj thekson se suksesi i tyre është garanci për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.
“Urime të gjithë miqve të mirë të shqiptarëve, që dolën me sukses në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA. Garanci për marrëdhëniet tona unike”, thekson Veliaj.
Pak kohë më parë, Veliaj zhvilloi një vizitë në Uashington ku realizoi një sërë takimesh të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan.
Z.Veliaj,duhet te kishit uruar vetem Ch.Schumer per fitoren ne Senat,ne Dhomen e Perfaqesuesve,numerimi vazhdon akoma dhe duket qe republikanet mund t'a marrin drejtimin aty,jo Nensi,por le te shpresojme dhe aty per ndonje mrekulli!
Përgjigju