“Shtetet e Bashkuara presin nga kandidatët dhe udhëheqësit (e Shqipërisë) që të pranojnë vendimin e votuesve kur të përfundojë numërimi i votave".
Ky është mesazhi i dhënë për politikanët shqiptarë nga një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i cili ka folur për Zërin e Amerikës lidhur me zgjedhjet parlamentare.
Duke përgëzuar qytetarët e Shqipërisë për pjesëmarrjen aktive në zgjedhje, zëdhënësi thekson shpresën për “një certifikim të shpejtë, efiçent dhe të plotë të rezultateve nga zyrtarët e zgjedhjeve”.
“Ne mbështesim misionin vëzhgues të OSBE/ODIHR-it në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara mirëpresin bashkëpunimin me qeverinë e dale nga zgjedhjet,” shton më tej zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë në rrugën e saj për të forcuar demokracinë, përfshirë shtetin ligjor, përgjegjshmërinë në qeverisje dhe reformat në drejtësi.
Duke cituar dhe mbëhtetur mesazhet e Kim zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se mbështesin proceset demokratike dhe jo ndonjë kandidat apo parti specifike".
“Siç e ka bërë të qartë ambasadorja (Yuri Kim), Shtetet e Bashkuara mbështesin proceset demokratike dhe jo ndonjë kandidat apo parti specifike", shtoi më tej.