TIRANE – Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla përjashtoi mundësinë e kandidimit të saj për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit.
 
Deklarata e saj u në emisionin “Shqip” në Top-Channel.
 
Emri i Lindita Nikollës u propozua pak ditë më parë në Asamblenë e Tiranës së Partisë Socialiste, e cila u mblodh për të diskutuar mbi emrat e mundshëm të kandidatëve të kësaj force politike për bashkinë më të madhe në vend atë të Tiranës. Bashkë me ministren Nikolla, kandidatë të mundshëm për këtë post, janë edhe Blendi Klosi dhe Pandeli Majko.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)