Zgjedhjet për 53 degët e FRPD
zbatohet parimi një anëtar një votë

Zgjedhjet për 53 degët e FRPD<br />zbatohet parimi një anëtar një votë
Kryetarët e Forumeve Rinore të Partisë Demokratike në 53 degët e saj në të gjithë Shqipërinë do të bëhen sipas parimit një anëtar një votë.

Gara për kryesimin e këtij forumi në degët e tij ka nisur mbrëmë në Tiranë në degën numër 5 për t’u shtrirë në  53 degë të FRPD-së, në të gjithë Shqipërinë.

Gjatë zgjedhjeve të mbrëmshme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka risjellë në vëmendje domosdoshmërinë e zgjedhjeve të lira, votës së lirë dhe respektimit të çdo vote, si në garën brenda partisë ashtu edhe në garat ndërpartiake.

Gara tashmë do të vijojë edhe në degët e tjera ku kandidatët do të kenë kohën e duhur për të bërë fushatë brenda forumit, në mënyrë që të zgjidhen në krye të tij në çdo degë.

Këto zgjedhje vijnë menjëherë pas zgjedhjes së Belind Këllçit në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, garë e cila u bë në të gjithë vendin, sipas një platforme të re e cila është zbatuar për herë të parë në këtë forcë politike.
 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois