TIRANE- Dy ditë na ndajnë nga data e zgjedhjeve për kreun e ri të Partisë Demokratike. Sipas një njoftimi për mediat nga PD, mësohet se zgejdhjet do të bëhen më datë 22 korrik, nga ora 08.00 deri në orën 19.00.
Po kështu janë përcaktuar edhe vendvotimet, dhe sipas Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, anëtarësia do të informohet pranë çdo dege të Partisë Demokratike në rrethe , apo çdo grup-seksioni në Tiranë.
Ndërkaq, në njoftim theksohet se Këshilli Kombëtar dhe Deputetët me banim në Tiranë, do të votojnë në qendrën e votimit, në selinë e Partisë Demokratike.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com