Zgjedhjet për kryetar të LSI
do të mbahen në 30 tetor 2016

Zgjedhjet për kryetar të LSI<br />do të mbahen në 30 tetor 2016
Komiteti Drejtues Kombëtar shpalli zgjedhjet e reja në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në 30 Tetor do të mbahen zgjedhjet për Kryetar të LSI-së. Ndërsa në 12-13 Nëntor do të mbahet Konventa Zgjedhore e LSI-së. Një tjetër vendim i marrë sot në mbledhjen e KDK ishte edhe emërimi i deputetes Kejdi Mehmetaj dhe kreut të LRI, Endrit Braimllari nënkryetarë të rinj të LSI-së.
 
Po sot, Komiteti Drejtues Kombëtar në kuadër të organizimit për zgjedhjet në LSI vendosi të miratojë ndarjen e funksioneve ministrore me ato partiake.
 
Kështu, Ylli Manjani dhe Klajda Gjosha që është edhe Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim, do jenë anëtarë të Kryesisë së LSI-së, por dhanë dorëheqjen nga Nënkryetarë të LSI-së.
 
Në vend të tyre u zgjodhën Endrit Braimllari dhe Kejdi Mehmetaj.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi