Zgjedhjet për president në SHBA
Clinton triumfon në Porto Rico

Zgjedhjet për president në SHBA<br />Clinton triumfon në Porto Rico
Kandidatja demokrate Hillary Cllinton fiton primaret në Porto Rico dhe ecën e sigurt drejt nominimit për kreun e Shtëpisë së Bardhë. Ish sekretares i duhen vetëm 30 delegatë për të siguruar numrin magjik prej 2383 delegatë të nevojshëm për zgjedhjet brenda demokratëve. E nesërmja pritet të jetë edhe e marta e madhe ku do të votohet ne New Yersey, në Meksiko, në veri dhe jug të Dakotës dhe në Montana.

Nga ana tjetër rivali i saj brenda partisë Bernie Sanders nuk heq dorë dhe është i sigurt se do të fitojë më shumë se 500 delegatë të cilët mbështesin Clinton.  
Vendimtar është shteti i Kalifornisë ku nëse ish sekrretarja pëson humbje, atëherë sfumohet edhe ëndrra për të qenë në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe përballja me republikanin Donald Trump.

Ndërkohë senatori i Vermaontit ka akuzuar rivalen e tij se ka financuar Fondacionin Clinton ndërsa ishte në krye të dimploacisë së SHBA-ve duke favorizuar edhe ndërhyrjen në Libi e luftën në Irak.

Në nëntor shtetasit amerikanë do të votojnë për pasardhësin e Obamës dhe në krahun republikan tashmë është konfirmuar se kandidati për kreun e Shtëpsë së Bardhë është Donald Trump.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptraja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari  për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit

Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit