Zgjedhjet për presidentin e
FSHF-së më 7 shkurt në Durrës

Zgjedhjet për presidentin e<br />FSHF-së më 7 shkurt në Durrës<br>
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit vendosi më datë 6 janar të thërrasë Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore, e cila do të mblidhet më 7 shkurt në Durrës. Interesimi më i madh për këtë Asamble është zgjedhja e Presidentit të FSHF-së dhe 11 anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv.

Sipas Statusit të FSHF-së Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë legjislativ i Federatës Shqiptare të Futbolli dhe përbëhet nga 66 anëtarë me të drejtë vote. Në faqen zyrtare të FSHF renditen nominalisht se kush janë këta anëtarë, prej të cilëve 54 janë klube sportive të gjithë kategorive të futbollit dhe 12 janë shoqata, prej të cilave 8 janë shoqata rajonale, të cilat siç është bërë publike dje nuk figurojnë të regjistruara në gjykatë.

3 janë shoqata që kanë lidhje direkte me aktivitetin si: Shoqata e Arbitrave, Shoqata e Trajnerëve dhe Shoqata e mjekeve sportive, ndërsa 1 është Shoqata e Futsallit.  Aktualisht, edhe pse nuk e ka shpallur zyrtarisht, Armand Duka është kandidati i vetëm për postin e kreut të FSHF-së.

Presidenti aktual sapo mbyll mandatin e tij të katërt në krye të institucionit drejtues të futbollit shqiptar. Duka ka 16 vjet si president i FSHF-së dhe duket se kërkon ta çojë në 20 vite periudhën e “mbretërimit” të tij në krye të futbollit kuqezi. Është përfolur se deputeti Bashkim Fino do të kandidojë për të sfiduar Dukën, por deri më tani ish-kryeministri as e ka pohuar e as e ka mohuar garimin e tij.

Si zgjidhet Presidenti
Për zgjedhjen e presidentit të FSHF-së kandidatët duhet të marrin 2/3 e votave. Nëse asnjë nuk e arrin këtë numër, dy kandidatët me më shume vota, zhvillojnë raund tjetër. Fiton ai që merr më shume vota. Nëse edhe në këtë rast nuk fiton askush, 24 orë më vonë mbahet një tjetër asamble, me votim tjetër. Ndërsa për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, fitojnë ata që kanë 50 për qind plus 1 votë në raundin e parë.

Nëse në raundin e parë nuk fitohet, zhvillohet i dyti dhe fitohet me shumicë të thjeshtë votash. Nëse sërish votat janë barabar, bëhet një raund i tretë dhe, nëse as ky nuk mjafton, anëtarët zgjidhen në bazë të shortit. Neni 13, Pika 2: Çdo kandidat propozohet nga të paktën një anëtar i FSHF-së, jo më vonë se 20 ditë para datës së asamblesë.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut