TIRANE- Në udhëzim e miratuar nga kryetari i Partisë Demokratike për zgjedhjet në degën e PD-së në të gjithë Shqipërinë parashikohet kriteri për të kandiduar. Nga gara përjashtohen deputetët, kryetarët e këshillit të qarkut, kryetarët e bashkisë apo komunave, duke u cilësuar si të papajtueshëm me mandatin e kryetarit të degës.

Gjithashtu, të skualifikuar janë dhe të gjithë kryetarët e grup seksioneve që kanë konsumuar dy mandate në krye të detyrës së tyre duke nxjerr jashtë loje në këtë mënyrë të vjetrit e partisë të cilët kanë forcuar pozitat.

Kriteret, përjashtimet nga gara, zgjedhjet 2013
Nga udhëzimi i miratuar nga Lulzim Basha për zgjedhjet në PD ka disa kritere që përjashton kandidatët nga gara. Konkretisht kandidatët duhet të jenë banorë të zonës ku kandidojnë, të kenë mbaruar arsimin e lartë dhe nëse nuk plotësojnë këto dy kritere, janë automatikisht të përjashtuar.

Krahas kësaj s’kualifikohen nga rikandidimi kryetarët që kanë plotësuar dy mandate si kryetar dege dhe ata që në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë rezultate më të ulëta se zgjedhjet parlamentare paraardhëse në nivel dege të PD-së.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)