Zgjedhjet pa koalicione, Idrizi: Ne 
të parët që kërkuam garë më vete

Zgjedhjet pa koalicione, Idrizi: Ne <br />të parët që kërkuam garë më vete
“PDIU në këto zgjedhje ndodhet më mirë se çdo herë tjetër. Ne garojmë në korsinë tonë, që është korsia e çdo shqiptari që mendon si ne, se kemi veç një Atdhe”.
 
Kështu u shpreh kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, në një takim me banorë të Kombinatit.
 
PDIU ndodhet shumë mirë në këto zgjedhje dhe kërkuam pikërisht që ne të garonim të vetëm. Padyshim që do të donim që të kishim një propocional kombëtar, do të donim që të gjitha partitë parlamentare të kishin numërues dhe të ishin pjesë e administrimit zgjedhor, por s'ka problem, është një e mirë e madhe.
 
Ne garojmë në korsinë tonë, që është korsia e çdo shqiptari që mendon si ne, se kemi veç një Atdhe. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, falë edhe mbështetjes tuaj, do të jetë një parti me grup parlamentar dhe do të ndikojë në qeverisjen e vendit.
 
Këtë unë e shikoj në Kombinat dhe në gjithë Shqipërinë, por edhe tek një grup kandidatësh të jashtëzakonshëm. Sot palët do shkojnë në zgjedhje të qeta, por ju lutem, nuk duhet të shohim më vetëm politikën e vjetër.
 
Politikanët para jush duhet të vijnë të japin llogari. Ata që kanë qenë në pushtet kanë ardhur para 4 vjetësh dhe ju kanë kërkuar votën me një program dhe sot nuk shoh ndonjërin që të thotë se kemi realizuar 10 pika dhe na kanë ngelur edhe dy pika pa u realizuar.
 
Gjithmonë kanë thënë gjera të tjera, e kanë bërë gjëra të tjera
” - u shpreh kryetari i PDIU-së gjatë takimit me banorë të njësisë nr.6 në Tiranë.
 
Idrizi tha se që në fillim PDIU ka propozuar një pakt të madh kombëtar mes forcave politike, që shqiptarët të shkojnë të qetë në zgjedhje.
 
Fatmirësisht ne po hymë të gjithë në zgjedhje dhe PDIU ka kërkuar e para, që çdo forcë politike të garonte e vetme në këto zgjedhje dhe ja ku jemi sot.
 
Të gjithë përballë qytetarëve të Shqipërisë dhe janë ata që do përcaktojnë se kush do shkojë në Parlament, janë ata që përcaktojnë kush është parti e madhe apo parti e vogël.
 
Ne kemi propozuar tryeza politike, kemi marrë pjesë në to dhe kemi dhënë kontributin tonë, e sot na vjen mirë që po hynë në zgjedhje gjithë spektri politik.
 
Më në fund partitë kanë bërë një pakt për ti dhënë mundësi shqiptarëve që të votojnë. Ne kemi qenë të parët që kemi kërkuar këtë pakt të madh kombëtar, që të gjithë shqiptarët të votojnë të qetë.
Unë ju ftoj të votoni PDIU-në, për të gjithë ata që duan një Shqipëri të drejtë, të barabartë, solidare, me mundësi të barabarta për të gjithë.
 
Votoni PDIU-në sepse ne kemi veç një Atdhe. Për çdokënd që do të largohet nga ky vend, i themi që ne kemi veç një Atdhe. Ne duhet ta fillojmë nga ekonomia, mbrojtja e produktit vendas dhe një sistem taksimi shumë më i drejtë dhe më i barabartë.
 
Kjo është një ndër mundësitë për të rritur punësimet. Ne kemi vetëm një rrugë, ta bëjmë këtë vend që ta duan të gjithë shqiptarët.
 
Ne kemi vetëm një rrugë, të hapim tregjet, të bashkojmë ekonominë e Shqipërisë me ekonominë e Kosovës. Ti japim hapësirë punës së ndershme
”- u shpreh Shpëtim Idrizi gjatë takimit me banorë të Kombinatit.
 
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false