TIRANË - Partia Demokratike shfaq optimizmin e saj për rezultatin zgjedhor të 21 qershorit. Ende pa filluar zyrtarisht fushata, nënkryetari i PD Edi Paloka  gjatë një prononcimi për mediat tha se sondazhet  nxjerrin fitues kandidaturat e së djathtës në këto zgjedhje, por nuk komentoi largimin e  aleatëve nga kampi i djathtë.

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka nuk ka komentuar largimet e aleatëve  PDK e PDIU nga koalicioni opozitar por u shpreh  se  sondazhet  e fundit  nxjerrin fitues kandidatë e PD në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Paloka tha se PD nuk do të tolerojë për asnjë rast  tjetërsimin e votës së qytetarëve shqiptarë.

Një ditë më parë vendosi të  largohet nga koalicioni opozita PDK e Nard Ndokës ndërsa më herët ka nënshkruar marrëveshje me PS edhe PDIU e Shpëtim Idrizit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)