Australi - Një kandidate për zgjedhjet e përgjithshme të 7 shtatorit në Australi, që u bë objekt talljeje në rrjetet sociale për shkak se deklaroi se Islami është një shtet, ka dhënë dorëheqjen.

Stephanie Banister, 27 vjeç, do kandidonte për partinë anti- emigracion “Një Komb” në Queensland. Gjatë një intervistë, ajo ngatërroi edhe termin “haram” (e ndaluar) me ‘Kuran’ dhe se hebrenjtë i luten Jezu Krishtit.

Nëna e dy fëmijëve, që kishte vetëm 48 orë në politikë i kërkoi falje familjes, partisë dhe miqve. Lideri i partisë, Jim Savage tha se Banister vazhdon të ketë mbështetjen e plotë të partisë. Ai tha se ajo ka qenë nën presion, përfshi kërcënimet ndaj familjes së saj.

Banister u bë e njohur dhe i hyri politikës pasi u arrestua sepse u fut në një supermarket dhe vendosi ngjitëse me sloganin “Ushqimet hallall financojnë terrorizmin” tek produktet e kompanisë Nestle.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)