Zgjedhjet parlamentare në Bavari, disfatë për aleatët e Angela Merkel, CSU

Zgjedhjet parlamentare në Bavari, disfatë për aleatët e Angela Merkel, CSU

Partia kristiansociale CSU e ministrit të Brendshëm Horst Seehofer dhe kryeministrit aktual Markus Söder ka fituar numrin më të madh të votave në zgjedhjet për landin e Bavarisë. Mirëpo pikërisht kjo parti ka shënuar rënien më të madhe në vota, në krahasim me zgjedhjet e kaluara. CSU sipas prognozave të para ka fituar 37,3% të votave, që do të thotë se ajo e ka humbur shumicën absolute, që e ka pasur në mandatin e deritanishëm. Ky është rezultati i dytë më i dobët i CSU pas Luftës së Dytë Botërore. CSU-së, e cila tradicionalisht gjendet në pushtet në Bavari, për të vazhduar qeverisjen i duhet të paktën një partner në koalicion. Parnter i mundshëm i CSU-së në koalicionin e ardhshëm mund të jetë Partia Ekologjiste, e cila ka shënuar një rritje serioze të votave, me rreth 17,7%. Vendin e tretë e kanë zënë "Zgjedhësit e Lirë" me rreth 11,5% të votave të fituara. Edhe kjo parti mund të jetë partnere e CSU në koalicion.

Fituesit dhe humbësit e zgjedhjeve
Krahas ekologjistëve, ndër partitë të cilat mund të festojnë për shkak të rezultat të arritur është edhe partia ekstremiste e djathtë, Alternativa për Gjermani (AfD), e cila ka fituar 10,3% të votave. Ndërsa krahas CSU-së, humbëse e madhe e këtyre zgjedhjeve në Bavari është edhe Partia Socialdemokrate (SPD), e cila deri tani ka qenë forca dytë politike në këtë landi. Në këto zgjedhje SPD ka fituar sipas prognozave të para, vetëm rreth 9,6 % të votave, që do të thotë se ka rënë në pozitën e pestë, që është një prej rezultateve më të dobëta të kësaj partie. Shikuar ngë rezultatet e deritanishme në Landtag (parlamentin e landit) është futur edhe partia liberale FDP, me rreth 5% të votave. Por kjo parti duhet të dridhet deri në numrimin e të gjitha votave, për të qenë e sigurt nëse vërtet e ka kaluar cenzusin prej pesë përqind. Ndërkohë që e sigurt është se e Majta do të mbetet jashtë parlamentit, për shkak se ajo ka fituar vetë,m 3,5% të votave.

Për koalicione tepër heret
Kryetar i CSU Horst Seehofer tha se kjo parti nuk është e kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve, por ajo ka fituar më së shumti vota dhe sërish do të marrë përgjegjësinë për pushtet. Ai nuk foli për përgjegjësinë e tij, për humbjen e mbi 10% të votave krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Sekretari i përgjithshëm i CSU, Markus Blume ka pranuar menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve se parita e tij ka shënuar humbje të thellë në këto zgjedhje. Blume nuk deshi të flasë se cilën parti do të preferonte CSU për partnere në koalicionin e ardhshëm qeveritar, sepse fillimisht duan të shikojnë në qetësi rezultatet dhe më pas të vendosin. Mirëpo që tani është e qartë se shumë politikanë lokalë në Bavari fajësojnë politikën federale për rezultatet e dobëta të partive në koalicionin federal (CSU dhe SPD). Kryetarja e SPD Andrea Nahles tha se për këtë parti këto zgjedhje janë një "humbje e hidhur" dhe për këtë përgjegjësinë e mbajnë në radhë të parë autoritetet federale në Berlin, ku kjo parti është në pushtt. Ndërkohë që atmosferë festive po mbretëron në Partinë Ekologjiste dhe tek AfD.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)