Zgjedhjet, partitë e vogla: Politizimi
sjell institucione të korruptuara

Zgjedhjet, partitë e vogla: Politizimi<br />sjell institucione të korruptuara
Drejtues të partive të vogla deklarojnë se shkak për ngërçin në reformën zgjedhore është bërë korrupsioni në zgjedhje dhe administrimi i procesit nga vetëm 3 parti politike. Eduard Abazi dhe Arjan Starova shprehen se zgjedhja e deputetëve përmes korrupsionit sjell institucione të korruptuara. 

"Administrimi nga vetëm dy ose 3  subjekte  politike në të gjithë proçesin zgjedhor  ka shkaktuar këtë gjendje  të poltikës, ekonomisë  dhe të gjithë situatën e vendit në Shqipëri  vetëm e vetëm nga vetë administrimi  i proçeseve zgjedhore  çka duhet kuptuar  të gjtihë institucionet që dalin  prej tyre janë lëgjitime  nëse zgjedhjet janë të ndershme  dhe ato janë të cunguara  dhe pa fuqinë palegjimitet nëse standartet e zgjedhjeve  janë të cunguara", u shpreh Abazi. 

 Ndërsa Arjan Starova kryetar i Partisë Bashkimi Liberal Demokrat të Shqipërisë shprehet se zgjedhjet e vjedhura dhe të korruptuara do të sjellin institucione të korruptuara. 

 "Zgjedhjet e vjedhura dhe të  keqpërdoruara prodhojnë domosdo institucione  të korruptuara. Së pari për të mbuluar vjedhjen  pastaj edhe për tu pasuruar  siç e kemi parë.  Këtë e kemi parë edhe në 4- vjeçarin e dytë  qeverisës  të krahut tonë demokratëve që është partia  e madhe  por e shikoj dhe në qeverisjen e tanishme  të socuialsitëve  të cilët po kapërzejnë  çdo kufi në korrupsion  dhe në shpërdorime  sepse ato e ndjejnë thellë  që janë shumë të përkohshëm", shprehet Starova. 

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr