Zgjedhjet për Bajram,Myftiu i Tiranës:
S'ka shkelje, myslimanët të votojnë

Zgjedhjet për Bajram,Myftiu i Tiranës:<br />S'ka shkelje, myslimanët të votojnë
Data e zgjedhjeve parlamentare, 25 qershor përkon me festën e myslimanëve, Ditën e Bajramit, ose fundin e agjërimit 1-mujor. 

Me këtë rast, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, apeloi për fushatë të qetë dhe zgjedhje të paqta, ndërsa theksoi se dita e zgjedhjeve për Bajram nuk përbën shkelje.

Ai i bëri thirrje besimtarëve myslimanë që të marrin pjesë në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre se cila klasë politike do drejtojë vendin katër vitet e ardhshme.  

"E drejta e votës, e përzgjedhjes së atyre që do marrin përgjegjësinë e drejtimit të vendit tonë përkrah kombeteve të qytetëruara, është përgjegjësi sa historike aq edhe qytetare e momentit. 

Ne dëshirojmë dhe apelojmë që atmosfera e Ramazanit të jetë sa më paqësore si dhe besimtarët dhe jo besimtarët të vendosin në 25 qershor që fatet e tyre t'i marrë ajo elitë politike e cila do të marrë votëbesimin nga këta qytetarë",
tha Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra. 

"Politikanët të tregojnë maturi gjatë fushatës"
"I drejtohemi klasës politike që të jenë të kujdesshëm, të matur dhe të krijohet një atmosferë sa paqësore aq dhe komunikative brenda kornizave njerëzore e qytetare, në mos nëpërkëmbjen e vlerave të Ramazanit"

Deklarata e plotë e Myftiut të Tiranës, Ylli Gurra:
"Dita e Bajramit të madh mendohet të jetë të dielën e 25 qershorit 2017. E caktuar kjo në të njëjtën datë me ditën e zgjedhjeve, të cilat ne komuniteti fetar, të gjithë qytetarët do të japim mesazhin tonë përmes sjelljes në udhëheqësinë e vendit të një klase të caktuar politike.

Ndjejmë detyrimin që atmosferën e pararamazit, 27 maj, dhe gjithë muajin e Ramazit që përkon me fushatën zgjedhore, bëjmë thirrje, kërkojmë nga çdo besimtar të jenë të kthjellët dhe të përkushtuar në devotshmëri për përcjelljen e muajit të Ramazanit ashtu siç i ka hije çdo myslimani.

I drejtohemi klasës politike që të jenë të kujdesshëm, të matur dhe të krijohet një atmosferë sa paqësore aq dhe komunikative brenda kornizave njerëzore e qytetare, në mos nëpërkëmbjen e vlerave të Ramazanit. 

E drejta e votës, e përzgjedhjes së atyre që do marrin përgjegjësinë e drejtimit të vendit tonë përkrah kombeve të qytetëruara, është përgjegjësi sa historike aq edhe qytetare e momentit. 

Ne dëshirojmë dhe apelojmë që atmosfera e Ramazanit të jetë sa më paqësore si dhe besimtarët dhe jo besimtarët të vendosin në 25 qershor që fatet e tyre t'i marrë ajo elitë politike e cila do të marrë votëbesimin nga këta qytetarë. 

I bëjmë thirrje agjëruesve që të jenë të kthjellët në muajin e tyre të begatë si dhe të vendosin lirshëm dhe në mënyrë të plotë, me vullnet të lirë, se cilët duhet ta drejtojnë apo jo shtetin dhe kombin tonë në këto momente". 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit