EMRAT/ Zgjidhen 6 anëtarët e KLP-së, Arta Marku: Prokurorët ia dolën, jemi model për t’u duhet ndjekur

Prokuroret kanë zgjedhur 6 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Besnik Cani, Gent Osmani, Antoneta Sevdari, Kosta Beluri, Bujar Sheshi dhe Arben Dollapi do të jenë anëtarë e KLP nga radhët e prokurorëve. Pas numërtimit të votave të 297 prokurorëve më të votuarit nga prokuroritë e rretheve ishin Besnik Cani, Gent Osmani dhe Atoneta Sevdari. Ndërkohë dy prokurorët e apelit Bujar Sheshi dhe Arben Dollapi janë zgjedhur automatikisht për shkak se kishte vetëm dy vende të lira, për 2 kandidatë.  Me zgjedhjen e 6 anëtarëve të KLP nga radha e prokurorisë, tashmë ky institucion konstituohet, pasi më herët janë zgjedhur 5 anëtarët nga shoqëria civile.

Anëtarët e KLP-së
Besnik Cani
Gent Osmani
Antoneta Sevdari
Bujar Sheshi
Arben Dollapi
Kosta Beluri

Zgjedhja e 6 anëtarëve të KLP i hap rrugë nisjes së funksionimit të njërit prej institucioneve të reja të drejtësisë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e parë do të zgjedhë kryeprokurorin e përgjithshëm, pasi Arta Marku vijon të mbajë detyrë si Kryeprokurore e përkohshme. Mbledhja e parë pritet të zhvillohet brenda disa ditëve, menjëherë sapo të shpallet rezultati zyrtar. Ditën e mërkurë do të mblidhet gjyqtarët për të zgjedhur 6 anëtarët për këshillin e lartë gjyqësor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:06
Ngritja e KLP-së, SHBA: Kjo është koha për të bërë historinë për Shqipërinë dhe botën

Leyla Moses-Ones, e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë pas zgjedhjes së anëtarëve të KLP-së shprehet se “Kjo është koha juaj për të bërë historinë për Shqipërinë dhe botën. Kjo është koha juaj për t’i dhënë njerëzve të Shqipërisë sistemin e drejtësisë që meritojnë dhe kërkojnë” tha ajo.

Fjala e së ngarkuarës me punë e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses-Ones
Kjo është koha juaj për të bërë historinë për Shqipërinë dhe botën. Kjo është koha juaj për t’i dhënë njerëzve të Shqipërisë sistemin e drejtësisë që meritojnë dhe kërkojnë. Më shumë se dy vjet më parë, ky vend i bëri një zotim popullit të tij dhe partnerëve të tij ndërkombëtarë për ta përmirësuar rrënjësisht sistemin e drejtësisë. Herët, në mëngjesin e 22 korrikut 2016, Kuvendi miratoi njëzëri ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe, kështu, i premtoi popullit shqiptar se do ta sillte këtë ndryshim.

Shqipëria ka qenë në pritje të këtij çasti prej kohë të gjatë. Ju e keni pritur këtë. Shtetet e Bashkuara janë me ju, se ju nuk jeni vetëm. Ne do t’ju ndihmojmë në punën tuaj. Ne gjithashtu do t’ju ndihmojmë të krijoni SPAK-un dhe BKH-në.  Shtetet e Bashkuara i marrin shumë seriozisht reformat që po bën Shqipëria dhe jemi të kënaqur të festojmë arritjet tuaj të sotme. Ju uroj zgjedhje të mbara!

Ora 20:18
Ngritja e KLP-së, Arta Marku: Prokurorët ia dolën, jemi model për t’u duhet ndjekur

Kryeprokurorja Arta Marku pas zgjedhjes së anëtarëve të KLP-së ka deklaruar se sot u hodh një gur themeli për të gjithë sistemin e drejtësisë. Marku shtoi se sot prokuroria tregoi se është një model që duhet ndjekur. “Te gjithe bashke, sot duhet te ndihemi krenarë. Me voten tone ne e krijuam institucionin e pare te drejtesise se re, e hodhem nje gur themeli per gjithe sistemin e drejtesise.  Te gjithe bashke ne deshmuam se jemi te pergjegjshem. Treguam se ne mundemi t’ia dalim edhe kur te gjithe jane skeptikë ndaj nesh. Treguam se jemi nje model qe duhet ndjekur.

Te nderuar kolege! Ju falenderoj nga zemra per pjesemarrjen dhe qytetarine e treguar gjate gjithe procesit! Gjate gjithe ketij procesi kemi pasur mbeshtetjen pa kushte te partnereve tane te OPDAT dhe EURALIUS, te cilet i falenderoj ne emer te gjithe trupes se prokuroreve. Mbeshtetja e tyre ka qene motivim per ne. Nje falenderim te veçante, ne emer te te gjithe prokuroreve edhe per perfaqesuesit e trupit diplomatik te akredituar ne Shqiperi, si dhe Ministres se Drejtesise, te cilet na nderuan me pranine dhe fjalet inkurajuese gjate pjeses se pare te procesit.

Faleminderit gjithe te ftuarve dhe te pranishmeve te tjere, si dhe perfaqesuesve te mediave. Faleminderit dhe gjithe prokuroreve, kandidate per Keshillin e Larte te Prokurorise. Ishin ne lartesine e detyres dhe te denje per garen qe bene. Suksese kandidateve qe u shpallen fitues. Po keshtu edhe atyre qe nuk u shpallen fitues, por qe do vazhdojne te jene mes nesh, prokuroreve te shtetit shqiptar. Prokuroret ia dolën” tha Arta Marku.

Ora 13:24
Ministrja Gjonaj: Me ngritjen e KLP-së hapet një kapitull i ri për reformimin e drejtësisë shqiptare

Mesazhe inkurajuese për zgjedhjen e anëtarëve të KLP ka dhënë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë fjalës përshëndetëse në mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve që u mbajt sot paradite në Tiranë. Gjonaj u shpreh se do të jenë pikërisht anëtarët e zgjedhur të KLP ata që do të zgjedhin më të mirët dhe më të zotët në funksionet e reja drejtuese në të gjitha nivelet e prokurorisë si dhe të Prokurorisë së Posaçme.

“Pavarësia vendimmarëse e prokurorëve, barazia e tyre në status me gjyqtarët, garancia për qëndrueshmëri në detyrë dhe promovimin në karrierë, ndarjen përfundimisht nga ndikimi politik dhe një sërë elementësh të tjerë janë risi thelbësore që reforma sjell për prokurorinë shqiptar”, theksoi Gjonaj.

Ora 13:19
Nis votimi për katër antarët e rinj të KLP-së

Nis votimi për zgjedhjen e katër anëtarve të Këshillit të Lartë në Drejtësi. Dy prej tyre janë kualifikuar automatikisht, bëhet fjalë për: Arben Dollapaj dhe Bujar Sheshi. 

Ora 13:09
KLP, prokurori Muçi prezanton platformën e tij me tre pika

Një prej kanditatëve për të zgjedhur antar në KLP, Besnik Muçi gjatë fjalës së tij para kolegëve ka parashtruar tre pikat në të cilat mbështetet platforma e tij.

1. Do të punoj që KLP së bashku me Shkollën e Magjistraturës të ndërtojnë një sistem përzgjedhje transparent, meritokratik dhe objektiv për t’u dhënë atyre një mundësi të tillë. 2. Lidhur me karrierën, promovimet dhe transferimet e prokurorëve, do të bëj çdo përpjekje që të ndërtohet një sistem profesional, plotësisht transparent dhe i ndershëm. Për këtë do të kërkoj që KLP në fillim të çdo viti të miratojë me vendim atë që unë do ta quaj “Lista e Karrierës së Prokurorëve”. 3. Lidhur me procesin disiplinor të prokurorëve, do të kërkoj dhe këmbëngul që të jetë objektiv, transparent, i pandikuar. Ndërsa për masat ekstreme, do të përpiqem të garantoj procedura ekstra për të siguruar kryerjen e një hetimi,”- tha prokurori Muçi. 

Ora 11:13
Ngritja e KLP-së, Fatmir Xhafaj: Hapi i parë e themelor për një sistem të ri në drejtësi

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj me anë të një statusi në Twitter ka përshëndetur krijimin e KLP-së dhe KLGJ-së. Në statusin e tij, Xhafaj shkruan se reforma në drejtësi nuk mund të ndalet nga askush dhe se ajo është jetike për të ardhmen e vendit.

"Sot e nesër hapa kyç për reformën në drejtësi. Mbledhjet e prokurorëve&gjyqtarëve do të zgjedhin anëtarët e KLP&KLGJ. Nëse Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve synon mbylljen e një kapitulli të errët, krijimi i KLGJ&KLP është hapi i parë e themelor për ngritjen e sistemit të ri. Gjyqtarët e prokurorët me transparencë e përgjegjësi qytetare, zotësi profesionale e vlera morale do të jenë kontribues të procesit, pa mëdyshje. Është përgjegjësi për konsolidimin e shtetit të së drejtës, interesin e qytetarëve, ngritja sa më shpejt e funksionimi i KLGJ&KLP. Shumë shpejt KLGJ dhe KLP do të ngrihen për t'i dhënë udhë procesit reformues të institucioneve, për t'u dhënë atyre pavarësinë, përgjegjshmërinë, funksionalitetin dhe eficensën e munguar. Reforma në drejtësi nuk mund të ndalet më nga askush. Ajo është jetike për të ardhmen e vendit, për demokracinë e shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit e pandëshkueshmërisë,"-shkruan Xhafaj në Twitter.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja