Zgjedhje parakohe, Basha me demokratët: Kush flet për 2025 është dorëzuar! Kam qenë lider sakrificash, jo privilegjesh! Rama e ka kthyer PS në stallë lopësh

I vendosur për të mos pranuar rezultatin e 25 prillit, dhe i bindur për ribesimin e demokratëve për të vijuar drejtimin e PD, Lulzim Basha përforcoi thirrjen tij se nuk do të presë përfundimin e mandatit të tretë, për të dalë sërish në betejë me Edi Ramën. 

“Kush flet për 2025-ën, është dorëzuar tashmë. Unë nuk jam dorëzuar dhe unë e di që ju s’jeni dorëzuar”.

Kryetari në detyrë, Lulzim Basha gjatë takimit me demokratët e Kamzës, Vorës dhe njësisë 11, tha se Partia Demokratike nuk do të lejojë përçarjen, ndërsa veten, e konsideron lider sakrificash dhe jo privilegjesh.

“Dhe lidershipi im në krye të Partisë Demokratike, nuk ka qenë kurrë një lidershipi privilegji, as për vete dhe as për ju, por sakrificash. E kush më mirë se ju është dëshmitari i këtyre sakrificave? pavarësisht të gjithë përpjekjeve të kundërshtarit për të na përçarë, jo sot, por sot e mot, që në muajt e parë të lindjes së kësaj partie janë thyer njëra pas tjetrës si shkopinj. Ai e ka kthyer partinë e tij në një stallë lopësh. Ne bëjmë garë, ne bëjmë debat, ne bëjmë konkurrencë, ne vendosim një anëtarë një votë, dhe ky është një avantazh i padiskutueshëm.”

Demokratëve i garantoi edhe një herë se opsioni i bashkëpunimit me Ramën, nuk ekziston.

“Nuk ka bashkëpunim me regjimin e Edi Ramës, Tom Doshit me shokë, por ka atë që bën çdo qytetar me dinjitet në Europë, çdo familje politike me dinjitet ka përballje me anti-vlerat” .

Duke thënë se Pd bën debat, konkurencë e garë, sipas tij Rama e ka kthyer PS në një "stallë lopësh".

"Kjo që po bëjmë tani është një nga vlerat që na distancon me çdo parti tjetër, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Ai e ka kthyer partinë e tij në një stallë lopësh. Ne bëjmë garë, ne bëjmë debat, ne bëjmë konkurrencë, ne vendosim një anëtarë një votë, dhe ky është një avantazh i padiskutueshëm. Po brenda këtij avantazhi ka dhe një risk për të cilin jam shprehur dhe dua ta përsëris, në kushtet kur me gjithë masakrën zgjedhore ka përballë një Parti Demokratike më të fortë, më të madhe sesa ç’u fut në betejën e 25 prillit, hileja e dytë që do të përdor është përpjekja për të na e kthyer këtë proces por ndoshta dhe proceset e tjera, në një mekanizëm përçarjeje", shtoi Basha. 

Bashkë me 3 kandidatët e tjerë të vendosur përballë tij, Basha ka kohë deri më 11 Qershor për të bindur anëtarësinë ta votojë, ndërsa është i vetmi mes tyre që nuk ka paraqitur një program për reformimin e PD.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel