7 demokratë kundër zgjedhjeve për kreun e PD-së: Sekretari i Përgjithshëm të ushtrojë kompetencat! Bardhi për Report Tv: Do mbledh Këshillin Kombëtar

TIRANË- Situata brenda Partisë Demokratike është drejt një përçarjeje edhe më të thellë, kësaj here për zgjedhjen e kryetarit.  Pikërisht për zgjedhjen e kryetarit dhe rikthimit si kandidat të Lulzim Bashës duket sikur ka një përçarje brenda kampit të PD-së.

Në një prononcim për mediat, dy demokratët Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja i kanë kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhit të ndërmarrë hapat në të mirë të partisë. Mes emrave të cilët janë kundër zgjedhjeve përpos dy Nallbatit dhe Gështenjës është edhe Sula, Mziu, Bushati, Korreshi e Likaj. Këta të fundit pretendojnë se partia nuk është pronë.

Nga ana tjetër, pas dorëzimit të këtij relacioni tek Bardhi, ky i fundit konfirmoi për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku se do të mbledhë brenda javës Këshillin Kombëtar.

"Ne, deputetët, anëtarët e Kryesisë dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike;

Të shqetësuar nga aktet e njëanshme dhe përçarëse të një pjese të vogël të Partisë Demokratike; Me përgjegjësinë për të ardhmen e demokratëve dhe të Partisë Demokratike;

Me bindjen e plotë se thellimi i përçarjes e dëmton në mënyrë përfundimtare PD dhe se forcimi i partisë është i vetmi objektiv që duhet të na bëjë bashkë të gjithë;

Të ndërgjegjshëm se shumica dërrmuese e anëtarëve të PD janë të lodhur nga konflikti i brendshëm dhe kërkojnë zgjidhje nga përfaqësuesit e tyre, për shkak se përçarja po forcon regjimin e korruptuar të Edi Ramës; ndërmorëm iniciativën për të kontaktuar individualisht dhe vlerësuar vullnetin e secilit anëtar legjitim të Këshillit Kombëtar, si organi më i lart drejtues i partisë në periudhën mes dy Kuvendeve.

Nga kontakti dhe vlerësimi i vullnetit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar sipas listës së anëtarësisë së Këshillit Kombëtar të PD të depozituar dhe regjistruar në Zyrën e Regjistrit të Partive Politike pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe të konfirmuar zyrtarish nga organet përgjegjëse statutore, rezultoi se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar nga 453 anëtarë gjithsej në detyrë, një pjesë prej tyre:

- ishin përjashtuar pa vendim nga mbledhja e Këshillit Kombëtar;

- ishin njohur por nuk kishin marrë pjesë në mbledhje; ose

- ishin në mbledhje por nuk e konsideronin atë legjitime, duke mos qenë dakort me “vendimmarrjet pa kuorum”.

Me përgjegjësinë për të mbrojtur interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, si dhe me shqetësimin se aktet e njëanshme nuk e ndihmojnë PD, anëtarët e Këshillit Kombëtar shprehën vullnetin dhe kërkojnë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD që të ushtrojë kompetencat që i njeh Statuti i Partisë Demokratike.

Ditën e premte, më datë 21 Korrik 2023, i kemi dorëzuar zyrtarisht Sekretarit të Përgjtihshëm një relacion të detajuar, sëbashku me kërkesën për të ushtruar kompetencat e tij statutore. Të bindur se aktet përçarëse, përjashtimet, njëanshmëria dhe nxitimi, nuk ndihmon në ringritjen e PD, ne gjejmë rastin të kërkojmë nga Sekretari i Përgjithshëm që të ushtrojë kompetencat që i njeh Statuti dhe të ndërmarrë çdo iniciativë statutore për të frenuar përçarjen e mëtejshme të Partisë Demokratike.”- thuhet në deklaratën e dy deputetëve.

Kujtojmë se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar më 20 qershor mungoi e gjithë struktura drejtuese e Partisë. Mungesës së Kryetarit, i cili të djathtëve i mungon prej një viti e gjysmë iu bashkua edhe ajo e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhit dhe e 16 deputetëve që e bojkotuan.  Aso kohe, Bardhi argumentoi se vendimi i kryesisë për të mbledhur Këshillin Kombëtar shkel statutin dhe kompetenca e sekretarit të përgjithshëm duke ua kaluar ato disa prej zyrtarëve që nuk kanë asnjë përgjegjësi për organizimin e partisë.

Deklarata e deputetëve demokratë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:57
Kërkesa për anulimin e zgjedhjeve për kreun e PD, Sefa: Antistatutore, patericat e Berishës po heqin vëmendjen nga humbja në Rrogozhinë

 

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Indrit Sefa ka reaguar pas kërkesës së 7 deputetëve demokratë ndaj Gazment Bardhit që kërkojnë anulimin e procesit për zgjedhjen e kreut të Partisë. Sefa thotë se kërkesa e tyre është anti-statutore dhe se anëtarët e Këshillit Kombëtar shprehen vetëm me vendime. Në reagimin e tij, Sefa thotë se çdo përpjekje për t’u bërë paterica e Sali Berishës është oksigjen për Edi Ramën. Sipas tij, çdo përpjekje për të dëmtuar këtë proces, është sot një largim i vëmendjes për humbjen e radhës të Berishës në Rrogozhinë.

Pasi u njohëm me deklaratën e 7 deputetëve që kërkojnë bllokimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të PD, me keqardhje konstatoj se kërkesa e tyre është antistatuore. U kujtoj deputetëve, se Anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe vetë Këshilli Kombëtar, shprehen vetëm me vendime. Pretendimi për konstatim të vullnetit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar jashtë instrumenteve statutore të Mbledhjes së Këshillit Kombëtar, është në kundërshtim me dispozitat e  Statutit.

- Anëtar legjitim i Këshillit Kombëtar është:

Çdo person që gëzon cilësitë e anëtarit të Partisë Demokratike. Asnjë person që

militon në një grupim tjetër politik, bën fushatë për kandidatë të ndryshëm nga ata të Partisë Demokratike apo për subjekte të  ndryshme nga Partia Demokratike, nuk është më Anëtar i saj e për pasojë as Anëtar i forumeve.

E bëj këtë sqarim për t'i kujtuar deputetëve se ndoshta rastësisht kanë harruar që në grupin më sipër bëjnë pjesë dhe personat që militojnë me Foltoren dhe Sali Berishën.

Njeriu që për interesat e tij personale, prej më shumë se dy vitesh po përdor gjithçka për të penguar PD-në në rrugëtimin normal të saj.

Të interesuarve direkt për t'i shërbyer Sali Berishës dhe interesave të tij, u kujtoj gjithashtu se në bazë të statutit, Sekretari i Përgjithshëm ka kompetenca

vetëm për organzimin e brendshëm të Partisë e në asnjë rast për përfaqësimin e saj në raport me të tretët. Sekretari i Përgjithshëm nuk ka të drejtë të thërrasë mbledhjen e KëshillitKombëtar. Këtë të drejtë e ka vetëm :

1- Kryesia 

2- Kryetari

Në zgjedhjet e brendshme në Parti, Sekretari i Përgjithshëm nuk ka asnjë kompetencë statutore.

I ftoj dhe njëherë demokratët të bëhen pjesë aktive e riorganizimit sa më të shpejtë, si mënyra e vetme për t’u bërë gati në përballjet me Edi Ramën. Çdo vonesë apo kleçkë që dëmton këtë proces, është sot një largim i vëmendjes për humbjen e rradhës që Sali Berisha koleksionoi në Rrogozhinë.

Dhe në vazhdim është shërbimi i rradhës ndaj interesave personale të familjes Berisha.

Statuti i PD është përmbledhja e rregullave mbi të cilën vepron partia dhe anëtarët e saj. Respektimi i tij dhe jo perdorja në funksion të atyre që kanë përgjegjësinë për situatën ku ndodhet PD, mbetet detyra dhe misioni ynë.

Ora 13:46
7 deputetë të PD kërkesë për anulim të zgjedhjeve për kryetar, Bardhi për Report Tv: Do thërras mbledhje të Këshillit Kombëtar

1690199355_3460543755866468799289815733060399808051842n.jpg

Pas letrës së dy deputetëve për anulimin e zgjedhjeve për kryetar, Bardhi do të mbledhë, Këshillin Kombëtar. Ai ka dhënë edhe një prenoncim për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku. 

“Po kam marrë një relacion të detajuar dhe kërkesë mbi situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar dhe pasi i kam shqyrtuar kam ushtruar menjëherë kompetencat që më njeh Statuti i Partisë. Kam vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar.”- tha Bardhi për Report Tv.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja