Zgjedhjet për President të FSHF
garojnë Duka dhe Bashkim Fino

Zgjedhjet për President të FSHF<br />garojnë Duka dhe Bashkim Fino<br>
Ashtu siç edhe pritej Armand Duka dhe Bashkim Fino janë zyrtarisht kandidatë për President të FSHF-së. I pari që shpalli kandidaturën ishte kreu në detyrë i FSHF-së, Armand Duka, ndërsa më pas disa klube futbolli propozuan edhe deputetin e PS në këtë garë. 

Burime për Report Tv thanë se Fino ka pranuar propozimin dhe ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për të pasuar Armand Dukën. Propozimi është dërguar në FSHF dhe Fino është zyrtarisht pjesë e garës. 

Duka njofton në Facebook
Armand Duka që ka në krye të FSHF-së 16 vite kërkon një mandat të pestë në zgjedhjet e 7 shkurtit. Ai sqaroi pwrmes njw statusi nw Facebook se rikandidimi është edhe një detyrim për komunitetin e futbollit që i ka kërkuar diçka të tillë. “Ndihem jo vetëm i detyruar por mbi të gjtha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit ka kërkuar rikandidimin tim në rolin e presidentit të këtij institucioni.

Pas konsultave me faktorë të rëndësishëm dhe grupe interesi që përfaqësojnë të gjjtha kategoritë, moshat dhe gjinitë vendosa të rikandidoj i bindur se të gjthë bashkë përfshirë dhe ju që nuk keni të drejtë vote mund të vazhdojmë se bashku një rrugë e cila në mënyrë të pashmangshme na ka dërguar te progresi”. 

Përveç progresit që e përmend kreu aktual flet edhe për objektivat në katër vjeçarin e ardhshëm nëse do të votëbesohet nga futbolli shqiptar: “Masivizimi i futbollit, fëmijët, të rinjtë, femrat, rezultatet e skuadrës Kombëtare me objektivin madhor për kualifikimin në EURO 2020 dhe Kupën e Botës 2022, arritjet e klubeve në arenën ndërkombëtare, politikat e futbollit dhe e ardhmja e garantuar më japin besim se sërish do vendosim për një futboll shqiptar gjithnjë e më të mire”.

Për kreun e FSHF-së votojnë 66 anëtarë të institucionit të futbollit prej të cilëve 54 janë klube futbolli dhe 12 shoqata. Fakti që 8 shoqatat rajonale votojnë dhe që janë fantazmë pasi nuk janë rregjistruar në gjykatë përbën një skandal në prag të zgjedhjeve të 7 shkurtit. Po ashtu Duka është edhe në konflikt interesi pasi është aksioner në klubin e Skënderbeut.

 

duka

 

Tetë shoqata fantazmë votojnë për Presidentin e FSHF-së
Nga 66 anëtarë të Asamblesë së FSHF-së që janë me të drejtë vote, 8 janë shoqata rajonale të futbollit amator që nuk figurojnë të regjistruara në gjykatë. Pra janë shoqata fantazmë, të cilat njihen vetëm nga FSHF-ja por jo nga organet e shtetit shqiptar. Lajmi bëhet i ditur nga portal sportiv “VipSport.al”.

“Iu drejtuam Gjykatës së Tiranës, nëpërmjet një avokati, duke qenë se sipas legjislacionit shqiptar, shoqatat duhet të regjistrohen patjetër në Gjykatë. Përgjigja e marrë zyrtarisht nga Gjykata ishte se: Këto SHOQATA NUK EKZISTOJNË. Pra ato nuk janë të regjistruara pranë gjykatës, ashtu siç e kërkon ligji”, shkruan “VipSport.al”. Po kështu është e pamundur që të gjendet një seli apo strukturë e këtyre shoqatave. Askush nuk di të thotë se kush i emëron personat që i drejton ato dhe se mbi çfarë kriteresh do të zgjidhet delegate që do të përfaqësojë këto shoqata në Asambledhën e Zakonshme Zgjedhore.

Nga lista e personave që kanë votuar në vitin 2016 gjatë Asamblesë së Zakonshme vihen re disa emra që ndër këto vite kanë punuar, madje disa prej tyre ende janë të angazhuar në strukturat e FSHF-së. Disa prej tyre, të kontaktuar nga burimi i sipërpëmendur shfaqin padije për çështjen e mosregjistrimit në Gjykatë të shoqatës që përfaqësojnë, apo madje, e shohin regjistrimin si çështje të Federatës.

Konflikt interesi, Duka sponsor i Skënderbeut
Pas shoqatave fantazma të futbollit rajonal, që kanë të drejtë të votës në Asamblenë e FSHF për të zgjedhur kreun e saj, del se Armand Duka ka edhe vota të tjera të sigurta nëpërmjet lidhjeve të tij të biznesit. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit rezulton, që prej vitit 2009, si një prej aksionerëve kryesorë të kompanisë që menaxhon “Ama Caffe” që është edhe sponsori zyrtar i skuadrës së Skënderbeut.

Sipas dokumentit zyrtar në Qendrën Kombëtare të Biznesit të kompanisë “New Century”, që zotëron “Ama Caffe”, Armand Duka është aksioner me 25 përqind së bashku me vëllain e tij Agron Duka që zotëron 25 përqind të tjera, ndërsa aksioner tjetër është Agim Zeqo, ish-president i Skënderbeut me 50 përqind. Kjo kompani është sponsori zyrtar i skuadrës së Skënderbeut që mban në fanellë emrin “Ama Caffe”. Pra një konflikt i pastër interesi.

Armand Duka si president i FSHF-së duhet të jetë i paanshëm në ruajtjen e rregullave të garës në kampionatin shqiptar, por nga ana tjetër ecuria sa më e mirë e Skënderbeut do të thotë një promovim i suksesshëm i kompanisë së tij tregtare dhe një plus për interesat e tij ekonomike. Ndaj kur do të vijë radha për zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së më 7 shkurt në Durrës, nuk ka njeri që ka ndonjë dilemë se për kë do të shkojë vota e klubit të Skënderbeut. Kujtojmë këtu edhe hezitimin gati një vjeçar nga FSHF-ja për të dënuar Skënderbeun për skandalin e trukimeve, edhe pse klubi korçar ishte ndëshkuar nga UEFA me përjashtim nga kompeticionet europiane.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut