Zgjedhjet presidenciale 2020: 'Votuesit e vdekur' në Michigan të cilët janë ende gjallë

Zgjedhjet presidenciale 2020: 'Votuesit e vdekur' në Michigan të cilët janë ende gjallë

Foto ilustruese

Zgjedhjet presidenciale në SHBA këtë vit padyshim që do të mbahen mend gjatë, kjo për shkak të akuzave të shumta të presidentit Trump dhe administratës së tij se në zgjedhje votuan shumë persona duke përdorur identitetin e personave të vdekur.  

Të pyetur nga BBC disa  prej këtyre personave, u shprehën se janë gjallë dhe se ata kanë votuar personalisht.

Robert Garcia tha: "Unë jam padyshim gjallë dhe unë padyshim kam votuar për Biden!"

Ndërkohë që Maria Arredondo nga Michigan tha "Mund të jem 72 vjeç. Por unë jam gjallë dhe marr frymë. Mendja ime punon mirë dhe jam i shëndetshme".

Maria tha se ajo kishte votuar për Joe Biden dhe ishte befasuar kur dëgjoi se emri i saj ishte shfaqur në një listë të votuesve gjoja të vdekur.

Ka pasur raste në zgjedhjet e mëparshme në SHBA që njerëzit që mund të jenë deklaruar si të vdekur por kanë votuar, kjo për shkak të gabimeve klerike ose ndoshta anëtarëve të tjerë të familjes me emra të ngjashëm që votojnë me fletët e tyre të votimit, por mbështetësit e Trump kanë pretenduar se kjo ka ndodhur në një shkallë masive në këto zgjedhje.

Historia fillon me një listë me rreth 10,000 emra të postuar në Twitter nga një aktivist mbështetës i Trump, sipas tij të vdekur. Pretendime të tilla janë përsëritur shumë herë në platforma të ndryshme të mediave sociale, edhe nga ligjvënësit republikanë.

Lista me 10,000  persona përmban emrin, kodin postar dhe datën e marrjes së votës. Disa nga njerëzit supozohet se kanë vdekur më shumë se 50 vjet më parë.

Michigan ka një bazë të dhënash që ju lejon të futni emrin e dikujt, ZIP kodin, muajin e lindjes dhe vitin e lindjes dhe ju lejon të shihni nëse ata votuan me fletëvotime me postë këtë vit. Kështu që ju lehtë mund të kontrolloni nëse njerëzit në listë kanë votuar.

Por ekziston një problem themelor me këtë listë prej 10,000. Nëse kontrolloni me kujdes do të shihni që një person i lindur në janar 1940 votoi në Michigan në zgjedhje dhe një person tjetër i lindur diku tjetër në SHBA në janar 1940 ka të njëjtin emër dhe tani ka vdekur.

Për të provuar listën, ne zgjodhëm 31 emra rastësisht, duke përfshirë në të edhe personin më të vjetër në listë.

Nga kjo listë me 31 emra, ne arritëm të flasim drejtpërdrejt me 11 persona ose me një anëtar të ngushtë, për të konfirmuar se ata ishin ende gjallë.

Për 17 të tjerë, nuk kishte të dhëna publike për vdekjen e tyre dhe ne gjetëm prova të qarta se ata ishin gjallë pas datës së pretenduar në listën prej 10,000.

Më në fund, zbuluam se tre persona në listë ishin me të vërtetë të vdekur.

Gjëja e parë që bëmë ishte të kontrollonim bazën e të dhënave zyrtare elektorale në Michigan për të parë nëse 31 individët tanë kishin dërguar në fletëvotime, të gjithë kishin.

Ne më pas vështruam të dhënat e vdekjes dhe shpejt u bëmë të dyshimtë duke parë që shumica dërrmuese nuk vdiqën në Michigan, por gjetkë në SHBA.

Duke kontrolluar të dhënat publike të shtetit Michigan, kodet postare të votuesve, ne ishim në gjendje të gjenim datat e sakta të lindjes për ata që kishin votuar - dhe siç e kishim parashikuar, ata nuk arritën të përputheshin me datat e lindjes në regjistrat e vdekjes.

Kështu që mund të kemi besim se kemi të bëjmë me dy grupe njerëzish - ata që kishin votuar dhe ata me të njëjtin emër dhe moshë që kishin vdekur diku tjetër.

Por ajo që ne vërtet donim të bënim ishte të flisnim me vetë votuesit.

Ne thirrëm Roberto Garcia, një mësues në pension në Michigan. Ai na tha: "Unë jam padyshim i gjallë dhe patjetër kam votuar për Biden -  duhet të kisha qenë i vdekur për të votuar për Trump."

Gjetëm gjithashtu një grua 100-vjeçare e cila, sipas listës së "votuesve të vdekur", kishte vdekur në vitin 1982. Ajo ishte gjallë dhe është aktualisht jetonte në një azil në Michigan.

Por rezultatet e kërkimit nuk ishin gjithmonë aq të drejtpërdrejta, kur kërkuam një njëqind vjeçare tjetër, i cili sipas listës kishte vdekur në 1977, zbuluam se ajo kishte qenë akoma gjallë kur ishte dërguar vota e saj, megjithatë gruaja kishte vdekur vetëm disa javë më parë.

Nëse një votues vdes para ditës së zgjedhjeve edhe pse ai ka votua më parë, autoritetet e Miçiganit thonë se fleta e votimit do të refuzohet.

Për ata që nuk mund t'i arrinim me telefon, ne donim të përdorim mjete të tjera për të konfirmuar se ishin gjallë, duke kontrolluar shënime publike të aktiviteteve të biznesit, nga autoritetet shtetërore dhe lokale.

Për një grua që supozohej të kishte vdekur në vitin 2006, ne gjetëm një deklaratë vjetore të firmës nënshkruar nën emrin e saj nga janari 2020.

Dy burra të tjerë në listën tonë të 31 rezultuan se kishin vdekur kohë më parë, megjithatë votat ishin hedhur në emrat e tyre - me kodet e duhura dhe vitet e lindjes - sipas bazës së të dhënave të votimit, por BBC arriti të zbulojë që të dy burrat, kishin djem me të njëjtin emër të regjistruar aktualisht në të njëjtën adresë me baballarët e tyre të vdekur. Zyrtarët lokalë të zgjedhjeve na thanë se njëra nga votat ishte numëruar, por nuk kishte asnjë shënim që djali të kishte votuar.

Përzgjedhja prej 31 rastesh është vetëm një shembull i vogël i 10,000 emrave në listë, por ka zbuluar qartë defektet në bazën e të dhënave të ndara nga mbështetësit e Trump.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja