Ndërsa Franca  këtë pranverë zgjedh presidentin e ri, pritet që kryeministri Manule Valls të shpallë kandidaturën e tij për kreun e Champs Elysee.  

Pas vendimit të presidentit Hollande i cili u shpreh se nuk do të rikandidojë, tashmë është radha e Valls, i cili do të marrë pjesë në primaret e partisë socialiste që priten në zhvillohen në 22 janar.  

54 vjecari shpreson të jetë ai kandidatura fituese brenda partisë . Vështirësia me e madhe e tij në primaret do të jetë përballja me kandidatin tjetër Arnaud Montebourg ish ministër ekonomie.

Ndërsa pritet që Valls këtë mbasditë të shpallë kandidaturën  ai do të largohet nga kreu i qeverisë pas 2 vitesh qeverisje.

Deri më tani nga ana  e republikanëve është zyrtarizuar kandidatura e Fillon i cili fitoi primaret brenda partisë dhe Marie Le Pen nga ana e ekstremit të djathtë.

Redaksia Online
(E.M/Shqiptarja.com)