Zgjedhjet Presidenciale në Francë
Le Pen akuzohet për plagjiaturë

Zgjedhjet Presidenciale në Francë<br />Le Pen akuzohet për plagjiaturë
Fushata presidenciale në Francë këtë vit ka qenë e mbushur me plot surpriza dhe të papritura.
 
E reja e fundit ka të bëjë pikërisht me kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen e cila akuzohet se ka kopjuar fjalimin e republikanit Francois Fillon me të cilin ishte në garë gjatë raundit të parë presidenciale.
 
Mediat raportojnë se shumë paragrafë të fjalimit të mbajtur prej gjatë në ditën e 1 majit në Villepinte janë të njëjtat me deklaratat e Fillon të datës 15 prill.
 
Stafi i Le Pen mbrohet duke thënë se ishte thjesht një pasazh prekës për Francën dhe që tregon se Le Pen dëshiron të bashkojë vendin.
 
Por ky nuk është rasti i vetëm të përditshmet shkruajnë se Le Pen edhe një herë tjetër ka kopjuar fjalimin e Fillon sa i përket gjeografisë së Francës dhe kufijve të jashtëm.
 
Duket se me një lajm të tillë kandidatja e partisë së ekstremit të djathtë Le Pen humbet pak pikë ndërsa na ndajnë vetëm 6 ditë nga zhvillimi i raundit final të garës presidenciale.
 
Nga ana tjetër rivali i Le Pen Macron vijon të kryesojë në sondazhe me 59 % të votave. Këtë të dielë francezët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur mes proeuropianit Macron dhe Madame Frexit, kreun e Champs-Elysees.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin