Pesë shtete verilindore të SHBA-së votojnë sot për primaret për të zgjedhur kandidatët që përfaqësojnë Partinë Demokratike dhe atë Republikane në garën për president.
Votimet do të zhvillohen në Konektikat, Delauer, Merilend, Pensilvani dhe Rod Ajllënd.
Dy kryesuesit e fushatës, republikani Donald Trump dhe demokratja Hillary Clinton, pritet të marrin numrin më të madh të delegatëve dhe të forcojnë pozicionet e tyre si kandidatë kryesorë.
Trump ka përballë rivalët Ted Cruz dhe John Kasich të cilët janë bashkuar kundra miliarderit njuyorkez i cili i konsideroi matematikisht te vdekur. Në fakt Trump ka të drejtë të jetë euforik pasi sondazhet flasin për fitore në të 5 shtetet. ndërsa Clinton është përballë Bernie Sandersit.
Zgjedhjet për kreun e Shtëpisë së Bardhë do të mbahen më 8 nëntor.
Fituesi do të pasojë presidentin aktual, Barack Obama.
Redaksia Online
(E.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com